Motivuese

Njeriu i duhur do vijë tek ti në momentin e duhur, këtë mos e harro!

Personi i duhur do të shfaqet në jetën tuaj kur ju më pak e prisni. Do të vijë kur nuk do ta kërkoni më. Do të shfaqet kur të kuptoni se as nuk e ndjeni nevojën që të vijë.

Ju do të kuptoni se nuk ju duhet domosdoshmërisht të jeni me dikë, për t’i dhënë vlerë diçkaje në këtë botë. Ju do të kuptoni se vetëm, ju mund të ofroni shumë gjëra dhe të bëni diçka kuptimplote.

Njeriu i duhur do të shfaqet kur të hiqni të gjithë peshën emocionale që keni mbi vete.

Njeriu i duhur do të shfaqet në jetën tuaj kur të bëheni më të sigurt në fuqitë tuaja, kur të shikoni të ardhmen me entuziazëm dhe optimizëm. Njeriu i duhur do të vijë në jetën tuaj kur të kuptoni se askush tjetër nuk ka për t’ju bërë të lumtur, sepse lumturia e vërtetë vjen nga brenda jush.

Njeriu i duhur do të shfaqet në jetën tuaj kur ju të keni nevojë të merrni një mësim.

Do të vijë kur jeta juaj do të jetë e rehatshme dhe e qëndrueshme, kur gjithçka do të duket jashtëzakonisht e lehtë.

Njeriu i duhur do të shfaqet në jetën tuaj për t’ju motivuar që të arrini lartësi të reja. Do të bëhet ajo fuqi që do t’ju nxjerrë jashtë zonës së rehatisë. Do të jetë ajo fuqi që do t’ju ndihmojë të lëvizni malet nga vendi.

Njeriu i duhur do të shfaqet në jetën tuaj kur të kuptoni se kush jeni me të vërtetë. Kur më në fund do të kuptoni se kush dëshironi të jeni. Ndonjëherë kjo nënkupton braktisjen e disa pjesëve tuajat, që nuk ndërtojnë veten tuaj autentike.

Ju do të duhet të mësoni të hiqni dorë nga njerëz që nuk ju japin ndonjë ndjenjë jete. Ju duhet të hiqni dorë nga gjithçka që ju mban në vend dhe nuk ju lejon të jeni personi që jeni me të vërtetë.

Kur jeni gati të largoni ato ato pjesë të vetes që nuk keni as nevojë t’i mbani, atëherë personi i duhur do të shfaqet në jetën tuaj. Duhet të jeni autentikë. Kjo është e rëndësishme sepse dashuria nuk e toleron gënjeshtrën.

Kur dashuroni, gjithçka është e vërtetë dhe e ndershme.

Njeriu i duhur është ai që do të shfaqet në jetën tuaj, kur ju nuk ndjeni nevojën për të kontrolluar gjithçka.

Personi i duhur do të shfaqet kur nuk i impononi gjërat, por i lini të ndodhin.

Ju duhet të kuptoni se nuk mund të keni kontroll të plotë. Kur i njihni kufijtë tuaj, do të jeni gati për dashuri.

Njeriu i duhur do të vijë në jetën tuaj kur të mësoni të kujdeseni për veten.

Kur ju nuk do të lejoni që të tjerët t’ju shpërqëndrojnë, nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për ju.

/ një mendje e bukur

 

Leave a Reply

Back to top button