Bota

Nuk ka paqe mes Trumpit dhe medias: “Nuk shkoj në darkën e gazetarëve”

“Asnjë president, i asnjë partie, nuk ka përjashtuar ndonjëherë një media të akredituar nga një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, as gjatë Watergate, as gjatë çështjes Iran-contra, as çështjes Monica Lewinsky, apo cilindo skandal a krizë”

Nuk ka paqe mes Trumpit dhe shtypit. “Nuk do të marr pjesë në darkën e Shoqatës së korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij viti”, njoftoi manjati në mbrëmje në Twitter, duke u uruar me sarkazëm të gjithëve, një “mbrëmje të këndshme”.

Një luftë ku nuk përjashtohet asgjë, duke përfshirë përpjekjen e Shtëpisë së Bardhë për të ushtruar presion mbi mediat që, kanë “rekrutuar” 007-at dhe kongresmenët, për të ridimensionuar një seri thirrjesh telefonike të pretenduara, mes stafit të manjatit dhe shërbimit të fshehtë rus, gjatë fushatës zgjedhore, gjëra që tashmë janë subjekt i hetimi nga FBI-ja, si dhe Kongresi. Telefonata të orkestruara pas përpjekjes së dështuar për të bindur FBI që të flasë për shtypin dhe për të kundërshtuar artikujt “e pasaktë”. FBi refuzoi të shprehet, dhe kjo e acaroi më shumë situatën.

“Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të bëjmë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Por vendimi për të përfshirë zyrtarët e inteligjencës, sipas Uashington Post, mund të jetë perceptuar si një kërcënim ndaj pavarësisë së agjencive të inteligjencës dhe mund të komprometonte kredibilitetin e hetimit nga Kongresi. Në mesin e njerëzve “të punësuar” nga Shtëpia e Bardhë, janë Richard Burr dhe Devin Nunes, kryetarët e komiteteve të inteligjencës të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ndërkohë, pas stuhisë që shkaktoi përjashtimi nga një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, e NYT, CNN dhe të tjera media të papëlqyera për administratën e tanishme, manjati ka shfryrë sërish në Twitter kundër “lajmeve të rreme” të mediave, të cilat “me vetëdije nuk tregojnë të vërtetën, duke paralajmëruar “një rrezik të madh për vendin tonë”, si dhe duke përqeshur NYT dhe CNN si një “barcaletë”.

Një shembull? “Mediat nuk kanë shkruar se borxhi kombëtar në muaj tim të parë ra në 12 miliardë $, krahasuar me një rritje prej 200 miliardë në muajin e parë të Obamës,” ka shkruar Trumpi, por pa ofruar ndonjë dëshmi. Reagimi i shtypit ishte në thelb kompakt: zemërim, solidaritet dhe dënim, madje edhe nga shumë gazeta që ishin pranuar në konferencën e Spicer, i vënë në një pozicion gjithnjë e më të vështirë. Uashington Post e akuzuar duke i kujtuar atë që kishte deklaruar vetëm dy muaj më parë, kur siguronte se Shtëpia e Bardhë nuk do të ndalonte asnjë gazetë, sepse “kjo është ajo që e dallon një demokraci, nga një diktaturë.”

Një skenar ndaj të cilit kish paralajmëruar ditët e fundit senatori republikan, John McCain: “Diktatorët fillojnë duke shtypur lirinë e shtypit. Unë nuk po them se presidenti Trump është një diktator, them se ne duhet të mësojmë nga historia…”. Edhe NYT në një editorial dënoi ndalimin e gazetarëve si një “fyerje të qartë” për idealet demokratike, duke sulmuar një lëvizje të paprecedentë. “Asnjë president, i asnjë partie, nuk ka përjashtuar ndonjëherë një media të akredituar nga një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, as gjatë Watergate, as gjatë çështjes Iran-contra, as çështjes Monica Lewinsky, apo cilindo skandal a krizë”.

“Amendamenti i Parë mund të jetë i pakëndshëm, për cilindo që vdes për pak pushtet të pakontrolluar. Trumpi duhet të mësojë domethënien e tij dhe të mësohet me të”, shkruan NYT. / Përgatiti: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button