Horizonti.al

Numrat më domethënës të numerologjisë biblike: Njëzet e njëshi

Screen Shot 2016-07-10 at 08.18.56Profecia e Isaisë për ardhjen e Mesisë bëhet e qartë në kapitullin 7, vargu 14:”Ja një virgjëreshë do të mbetet me barrë, dhe do të lindë një fëmijë”. 14 është 2 herë 7, dhe shuma e të dyjave është 21. Janë plot 14 breza nga Abrahami deri te Davidi, 14 breza të tjerë nga Davidi deri tek internimi i hebrenjve nga ana e babilonasve, dhe 14 breza deri tek Jezusi.

Këto gjenerata janë hyjnizuar 3 herë, kështu 3 grupe me nga 14 bëjnë 42, 2-fishi i 21. Janë 21 kapitujt në Ungjillin e Gjonit. Janë 3 letra të këtij të fundit respektivisht në kapitujt 5 dhe 1, dhe 1. 5 +1+ 1 është e barabartë me 7, herë 3 letra e barabartë me 21. Tek Zbulesa, që besohet nga shumë njerëz se është shkruar nga vetë Gjoni, përshkruan 3 akte të zemërimit të Perëndisë, 7 vulat e para, pastaj 7 bori, dhe 7 kupa zemërimi.

7 herë 3 është barabartë me 21. Termat “Zoti” ose “Perëndia” shfaqen në Biblën e Mbretit Xhejms në një një total prej 10.875 herësh. 1+ 8 +7+5 është e barabartë 21. Zbulesa përmban 22 kapituj, dhe kapitulli i fundit nuk përmban asnjë formë dhune. Janë pasojat absolute përfundimtare të çdo gjëje, që përshkruajnë vetëm përsosjen e jetës në Jeruzalemin e Ri, Parajsën në Tokë, me Perëndinë dhe Jezusin që rrezatojnë mbi frone në qendër të qytetit, ku s’ka më vdekje dhe dhimbje.

Kështu, 21 kapitujt e mëparshëm mund të shihen si tërësia e gjykimit të Perëndisë ndaj njerëzve të këqij, dhe dënimin dhe shkatërrimin e të keqes, të pasuar nga numri 1, një kapitulli i vetëm i gjithi më vete, “një fillim të ri”. Kapitulli 22 përfundon në vargun e 21, “Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen”. 2 + 2 +2 +1 është e barabartë me 7. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button