Analiza

Obama ironik: “Nobel për Putinin? Epo, tani ia japin të gjithëve”

obama ironicVladimir Putini kandidat për Cmimin Nobel për Paqen? “Epo, sot këtë çmim ia japin të gjithëve”. Barak Obama, që edhe vetë ka qenë fitues i Cmimt Nobel për Paqen në vitin 2009, ka folur kështu në një prej shumë batutave që ka ofruar në darkën e përvitshme me korresponndentët e Shtëpisë së Bardhë, që sivjet ka patur edicionin e 100-të. Për traditë, gjatë mbrëmjes presidenti i SHBA bën ironi me ngjarjet e aktualitetit, mbi personazhe të njohur dhe mbi vetveten. Këtë vit, për shembull, Obama ka bërë shaka me faktin që opozita këmbëngul se ai ka lindur në Kenia: për republikanët do të jetë shumë më e vështirë që të provojnë që Hillary Clinton ka lindur në Kenia, ka thënë ai duke aluduar për mundësinë që ish Zonja e Parë dhe ish Sekretarja e Shtetit të SHBA, do të marrë pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016. Në lumin e batutave ka patur hapësirë edhe për autoironi, duke iu referuar vitit të vështirë 2013, me rënien e popullaritetit për Obamën dhe vështirësitë në faqen e internetit gjatë lançimit të Obamacare.

Obama shoqërohej nga bashkëshortja, Michelle dhe në mbrëmje kanë marrë pjesë yje të ndryshëm, që nga aktori Joel McHale, tek aktorja dhe modelja Sofia Vergara. Në vitet e fundit, darka ka përkuar shpesh me momente kyçe të presidencës: në 2011 u zhvillua një ditë para operacionit të Navy Seals, gjatë të cilit u vra Osama bin Ladeni në Pakistan. Në vitin 2013 erdhi pothuajse dy javë pas atentatit në maratonën e Bostonit. Këtë vit është zhvilluar gjatë një momenti tensioni në SHBA dhe Europë, për shkak të situatës në Ukrainë dhe rolit të Rusisë.

Leave a Reply

Back to top button