Analiza

Obama po mendon bombardimet nga ajri

obama mendonShtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendimin për sulme ajrore në Irak, pas sulmit nga militantët në zonat veriore të vendit, të cilat i kanë lënë grupet e pakicës të mbërthyer në luftime, raporton një zyrtar amerikan për “CNN”. Zyrtari bëri të ditur se mundësia për një aksion të tillë ushtarak “është diçka” që administrata Obama “e ka biseduar për njëfarë kohe dhe se lajmet e fundit mund ta kenë kapërcyer pragun për marrjen e këtij vendimi”.  Sipas gazetës “New York Times”, shefi i Shtëpisë së Bardhë po mendon për bombardime nga ajri për të ndaluar terroristët e ISIS që po pushtojnë një nga një territoret e Irakut dhe Sirisë. Në program është dërgimi nga ajri i ushqimeve dhe barnave për mijëra persona të izoluar apo që janë detyruar të braktisin shtëpitë.
Ndërkohë edhe zëdhënësi i Shtëpisë se Bardhë, Josh Earnest deklaroi se jemi përpara një katastrofe humanitare, por nuk e konfirmoi lajmin e publikuar nga “New York Times” për një sulm të mundshëm nga ajri. Mirëpo ai u shpreh se qeveria amerikane dhe ushtria janë duke punuar në mënyrë intensive me qeverinë irakiane që ta adresojnë krizën.  Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga situata në të cilën gjenden minoritetet fetare në Irak, që janë të bllokuara në majë të maleve pas kërcënimeve të militantëve islamikë, theksoi Earnest.

Leave a Reply

Back to top button