Bota

Obama si nuk e njihte kush, në librin e gurusë Axelrod

Telefonata që prishi festën e Obamës në rizgjedhjen e vitit 2012. Zbulimi se presidenti i SHBA mendon që Joe Bideni është i lodhshëm. Dhe një vizitë tek Steve Jobs, përpara se të nxirrte iPhonen

Screen Shot 2015-02-04 at 21.51.57Një telefonatë e prishi festën për rizgjedhjen e Obamës në vitin 2012. Ishte ajo e sfidantit Mitt Romney, për të përgëzuar presidentin e ri. Ky zbulim ndodhet në librin e ri të David Axelrod, ish krahu i djathtë si dhe strategu i tij në fushatën e fundit elektorale.
Tek “Besimtar: 40 vitet e mia në politikë”, që pritet të dalë në 10 shkurt, Axelrod thotë se ajo që e irritoi Obamën ishte fakti që Romney mendonte se fitorja e tij kishte ardhur vetëm prej votave të njerëzve me ngjyrë. “Ka bërë vërtetë një punë të mirë, duke shtyrë të votojnë njerëz në vende si Klivlënd dhe MIluoki”, thoshte kandidati i mundur. “Me fjalë të tjera, njerëzit me ngjyrë – komentoi Obama – ja se cfarë mendon ai!”
Më tej, Axelrod rrëfen se si pas fitores në zgjedhjet primare demokratike të vitit 2008, Obama konsideroi hipotezën e emërimit të Hilari Klintonit në Gjykatën e Lartë. Presidenti në të kaluarën nuk ka kursyer kritikat as edne ndaj zëvendës presidentit Joe Biden, mbi të gjitha për faktin që ky ishte i lodhshëm. “Joe Biden është një njeri i respektueshëm – i qahej Obama Axelrodit – por o zot sa shumë që flet ai njeri”.
Në librin me pothuaj 500 faqe, Axelrod shkruan edhe se në vitin 2004 Obama refuzoi idenë që të kandidohej për zëvendës president në krah të kandidatit presidencial, John Kerry. “Nuk dua ta bëj – i tha Obama këshilltarit të tij gjatë një bashkëbisedimi privat – më shumë se sa të jem zëvendës president i dikujt, dua të kandidoj si guvernator”.
Njihet gjithashtu edhe pasioni i Obamës për teknologjinë Apple. Dhe në vitin 2007, kur gjatë një vizitë private tek Steve Jobs pati rastin t’i hidhte një sy iPhone, senatori i atëhershëm i Illinoisit i kish thënë: “Po të ishte  eligjshme do të blija shumë aksione të Apple. Do të jetë një gjë e madhe”.

Leave a Reply

Back to top button