Covid19MAIN

OBSH dhe EMA: Astra-Zeneca e sigurt, nuk kemi ndikacione që shkakton mpiksjen e gjakut

Komiteti Global Këshillues i OBSH-së për Sigurinë e Vaksinave rishikon sistematikisht sinjalet e sigurisë dhe po vlerëson me kujdes raportet aktuale mbi vaksinën AstraZeneca.

Më shumë se 335 milion doza të vaksinave COVID-19 janë administruar globalisht deri më tani, dhe asnjë vdekje nuk është zbuluar të jetë shkaktuar nga vaksinat COVID-19. Por të paktën 2.6 milion njerëz kanë gjetur vdekjen nga virusi.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH:

“Përshëndetje,

Teksa vendet përreth botës vazhdojnë programet e vaksinimit, OBSH po vëzhgon me kujdes sa i përket sigurisë së tyre.

OBSH është në dijeni që disa shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinave të AstraZeneca, bazuar në raportimet për mpiksje të gjakut tek disa njerëz, të cilët kanë marrë doza të vaksinave nga dy seri.

Kjo u mor si masë paraprake ndërkohë që kryhet një investigim i plotë.



Eshtë e rëndësishme të theksohet se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka deklaruar se nuk ka indikacione të një lidhjeje midis vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut, dhe se vaksina mund të vazhdojë të përdoret, ndërkohë që kryhet investigimi.

Komiteti Këshillimor Global i OBSH për Sigurinë e Vaksinave rishikon sistematikisht sinjalet për sigurinë, dhe aktualisht po vlerëson me kujdes raportimet për vaksinën AstraZeneca.

Sapo OBSH të ketë një informacion të plotë për këto ngjarje, zbulimet dhe ndonjë ndryshim mbi rekomandimet tona aktuale, do t’ia komunikojmë menjëherë publikut.

Më shumë se 335 milion doza vaksinash janë bërë në nivel global deri më tani, dhe asnjë vdekje nuk ka ndodhur, e shkaktuar prej vaksinave COVID-19.

Por të paktën 2.6 milion njerëz kanë gjetur vdekjen nga virusi. Dhe më shumë do të vazhdojnë të humbin jetën, sa më shumë që të vonohet shpërndarja e vaksinave…”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

Linku i deklaratës së OBSH: https://www.who.int/director-general/speeches/detail/who-director-general-s-opening-remarks-at-the-media-briefing-on-covid-19-12-march-2021

Back to top button