Covid19

OBSH: Virusi nuk mund të zhduket kurrë

Virusi që shkakton Covid-19 mund të bëhet endemik si HIV, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekje për të parashikuar se sa kohë do të vazhdonte të qarkullonte dhe duke bërë thirrje për një “përpjekje masive” për ta luftuar atë.

Eksperti i urgjencave të organizatës, Mike Ryan, tha: Është e rëndësishme të kini parasysh: Ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus nuk mund të shuhet kurrë.

Unë mendoj se është e rëndësishme që ne jemi realistë dhe nuk mendoj se dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje. Mendoj se nuk ka premtime dhe nuk ka data.

Sidoqoftë, ai tha që bota kishte një kontroll mbi mënyrën sesi do përballet me sëmundjen, megjithëse kjo do të merrte një përpjekje të madhe për gjentjen e  një vaksine.

Më shumë se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar, përfshirë disa në provat klinike, por ekspertët kanë nënvizuar vështirësitë e gjetjes së vaksinave që janë efektive kundër koronaviruseve.

Ryan vuri në dukje se vaksinat ekzistojnë për sëmundje të tjera, si fruthi, që nuk është zhdukur./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button