Magazine

“Odd Fellow”, shoqëria sekrete me ritualet e frikshme, misteri i skeleteve të gjetura

Të qënit një nxitëse tifozësh, mund të jetë një punë rraskapitëse, por rrallë përfshin skeletet njerëzore. Kjo ndryshoi në vitin 2004, kur gratë e reja të shfaqjes ShowMe Spirit All-Stars në Hjuston, Teksas, u mblodhën në një ndërtesë shekullore që e kishin marrë me qira, për ta përdorur si hapësirë ​​praktike.

Në derën e saj ishte shkruar IOOF. Duke inspektuar ambientin, trajnerët e skuadrës Tabi Irland dhe Sheri Ueid zbuluan një sistem sigurie primitiv, rroba të vjetra, librat të autorëve kryesorë të lashtësisë, dhe libra që linin të kuptohej një histori misterioze. Më kryesori mes tyre një libër me titull “Ritet e punës IOOF”.

Pastaj u gjetën 3 arkivole, 2 prej të cilëve përmbanin skelete të rreme, por i treti dukej si i vërtetë. Një nga nënat e vajzave u kërkoi autoriteteve lokale t’i egzaminonin, dhe dyshimet e tyre u konfirmuan:Skeleti ishte i një njeriu. Ajo që dihet ishte se ato i përkisnin Urdhrit të Pavarur të Shoqërive të Çuditshme, një organizatë vëllazërore shekullore.

Për shkak të papastërtisë, viktima mund të ishte varrosur një herë, dhe dikush më pas e kishte zhvarrosur. Kështu, ShowMe Spirit All-Stars kishte zbuluar prova të një rituali, që ekziston në një farë forme edhe sot.

Megjithëse numri i tyre vitet e fundit ka rënëfalë lindjes së internetit, organizatat vëllazërore ishin dikur një pjesë e spikatur e jetës në SHBA. Freemasonry, Moose Lodges, and the “Benevolent and Protective of the Elks”,patën një ndikim në gjithë vendin, dhe përkrahën një sistem vlerash të bazuar normalisht rreth akteve bamirëse dhe besnikërisë, ndërsa lidheshin përmes ritualeve gjuhëve dhe veshjeve të vjetra.

Sipas një vlerësimi, 10.5 milion Amerikanë ishin anëtarë të mbi 500 “shoqërive sekrete”në vitin 1907. Urdhri i Pavarur i Anëtarëve të Çuditshëm ishte njëra prej tyre. Grupi u formua në Anglinë e shekullit XVIIpara se të mbërrinte në Baltimora dhe Merilend në vitin 1819.

Emri ka disa origjina të mundshme:Ai mund t’i referohej faktit që anëtarët e hershëm ishin tregtarë që donin të formonin një grup tregtar, por kishin shumë pak kolegë në specialitetin e tyre. Të tjerë besojnë se kjo i referohet natyrës “së çuditshme” të kësaj organizate.

Ndihma ndaj jetimëve dhe për varrosjen e të vdekurve, ishin parime të hershme. Sot, grupi sponsorizon Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins dhe mbështet Fondacionin e Artritit, midis aktiviteteve të tjera.

Simboli i tyre i tre unazave të ndërthurura përfaqëson Miqësinë, Dashurinë dhe të Vërtetën. Në fillim të shekullit XX, kjo shoqeri sekrete mund të ketë pasur deri në 3.4 milion anëtarë.

Por ndërsa synimet ishin të mira, ky grupim por edhe organizatat e tjera okulte kishin një lloj tërheqje për makabren.

Ata kishin disa rituale për të indoktrinuar anëtarët, dhe për të çimentuar tek ata ndjenjën e  solidaritetit dhe fshehtësisë. Por jo të gjitha ritualet ishin të padëmshme. Në vitin 1913, një  ritual i “Loyal Order of Moose”shkaktoi vdekjen e 2 kandidatëve për anëtarë në Birmigem të Alabamës.

Thuhet se anëtarët më të vjetër po i markonin në trup një hekur të nxehtë. Hekuri ishte i freskët, porlidhja me një bateri shkarkoi elektricitet mbi trupat e tyre. Burrat pësuan sulme në zemër dhe vdiqën. Një ceremoni e Kalorësve të Tablorit në Teksas në vitin 1916, për pak sa nuk përfundoi në mënyrë fatale, kur një anëtar u rrëzua mbi një shpatë. Ai mbijetoi dhe e paditi në gjykatë shoqërinë sekrete.

Ndërsa incidente të tilla janë një lloj publiciteti, organizata të tjera kanë kaluar vite – ndoshta shekuj – pa zbuluar se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Kjo ishte e vërtetë edhe për Anëtarët e Çuditshëm deri në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000, kur lozhat nisën të popullohen nga anëtare “relativisht normalë”.

Në vitin 2001, elektriçisti Poll Uollas nga Uarrenton, Virxhinia, po riparonte qarkun elektrik në një ndërtesë të vjetër që zotërohej më parë nga “Odd Fellows”, kur zbuloi një hapësirë ​​midis dy mureve. Aty ai zbuloi një kuti të zezë. Brenda ndodhej një skelet i mbuluar me një qefin të bardhë. “Tamam si një film i Drakulës”- do të kujtonte më vonë Uollas qëlajmëroi autoritetet.

Për sa i përket rastit të “Odd Fellow” në Hjuston skeleti përfundoi nën kujdesin e studentëve të antropologjisë mjeko-ligjore në Universitetin Shtetëror të Misurit. Identiteti i tij nuk u përcaktua kurrë. / mentalfloss – bota.al

Leave a Reply

Back to top button