Shkence

Pacienti vegjetativ që mund të fliste me doktorët

Screen Shot 2015-05-06 at 08.58.52

Scott Routley ishte në një gjendje vegjetative – të paktën, kështu mendonin doktorët. Një aksident me makinë dëmtoi seriozisht të dyja anët e trurit të tij dhe për 12 vjet, ai ishte komplet pa ndonjë reagim. I paaftë për të folur ose për t’i ndjekur njerëzit me sy, dukej se Routley ishte i pandërgjegjshëm për çka e rrethonte dhe doktorët morën me mend se ai ishte përhumbur në harresë. Gaboheshin. Në vitin 2012, professor Adrian Ooen dhe aspirantja për postdoktoraturë Lorina Nacia e Universitetit të Ontarios Perëndimor vendosën të kryejnë prova në pacientë komatozë si Scott Routley. Kuriozë nëse disa njerëz në gjendje vegjetative ishin aktualisht të ndërgjegjshëm, Oueni e vendosi Routley-n në një (fMRI) Imazheri me Rezonancë Manjetike  dhe i tha të imagjinonte sikur ishte duke ecur në shtëpinë e tij. Papritur skanimi i trurit tregoi aktivitet. Routley jo vetëm që e dëgjoi Ouen-in, por ai ishte duke u përgjigjur. Më tej ata të dy punuan me një kod. Ouen-i bënte një seri pyetjesh me “po” ose “jo” dhe nëse përgjigja ishte “po”, Routley mendonte rreth ecjes rreth e rrotull shtëpisë së tij. Nëse përgjigja ishte “jo”, Routley mendonte rreth lojës së tenisit.

Këto veprime të ndryshme tregonin aktivitetin e pjesëve të ndryshme të trurit. Oueni filloi me pyetje të lehta si “A është qielli blu?” Gjithsesi, ata e ndryshuan shkencën mjekësore kur Oueni pyeti, “ke dhimbje?” dhe Routley iu përgjigj, “Jo.” Ishte hera e parë që një pacient komatoz, me dëmtim seroz të trurit ua kishte bërë të ditur doktorëve gjëndjen e tij. Dyshja kreu një provë që e çoi deri në fund në 2013-ën. Këtë herë, Oueni ndërtoi një teknikë më të thjeshtë, duke e instruktuar Routley-in të përgjigjej duke menduar vetëm “po”ose “jo”.

Gjatë kësaj interviste të dytë, pacienti 38 vjeçar iu përgjigj pyetjeve si “Je ti në spital”. Me sa duket,  pasojat e punës së Dr. Ouenit janë gjigande. Ndërsa ndofta vetëm një në pesë pacientë vegjetativë mund të komunikojnë me doktorët, kjo zgjidhje që hap shtigje të reja do t’i lejojë ata të flasin me doktorët e tyre, të diskutojnë se çfarë duan për të ngrënë, ose të pyesin nëse duan të vështrojnë televizor. Akoma më e rëndësishme, pacientët do të kenë mundësi të diskutojnë ilaçet që duan të marrin ose nëse duan të jetojnë apo jo. Ndërsa Scott Routley është akoma i bllokuar brenda trupit të tij, ai më në fund ka një mënyë si të mbërrijë tek njerëzit që ka rretherrotull. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button