Bota

Pamjet tregojnë xhihadistin e Barcelonës, që largohet i qetë përmes një tregu ushqimor

Terroristi i Barcelonës Younes Abouyaaquob u largua nga masakra e Las Ramblas duke ecur i qetë përmes tregut historik Boqueria të qytetit.

Pamje të reja tregojnë marokenin 22-vjeçar që largohet përmes tregut të mbuluar ushqimor, që ndodhet ngjitur me shëtitoren Las Ramblas.

Abouyaaquob shfaqet i qetë e i patrazuar nga vdekja dhe shkatërrimi që sapo ka shkaktuar, kur sulmoi turmën me furgon.

Ai nuk shfaq asnjë shenjë faji për vrasjen e 14 personave nën rrotat e furgonit të marrë me qera, si dhe sakatimin e më shumë se 100 të tjerëve.

Pamjet e nxjera nga kameat e survejimit brenda Boquerias tregojnë xhihadistin që ecën mespërmes tregut, me syze dielli, pak minuta pas sulmit të orës 17.00. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button