Kulture

Para dhe pas Goditjes së Madhe

Lufta Botërore i shtypi me sa fuqi që kishte bazat ekonomike dhe politike të Evropës, por nuk formoi një rend të ri ndërkombëtar, duke krijuar kështu skenën për katastrofat e viteve 1930 dhe 1940. Ndërsa bota i afrohet një periudhe tjetër të ndryshimeve të mëdha ekonomike dhe politike, mësimet që morëm gjatë intervalit kohor  ndërmjet dy luftërave janë tani më të rëndësishme se kurrë.

Shumë njerëz sot frikësohen se mund jemi dëshmitarë të prishjes së rendit ndërkombëtar liberal, i cili për dekada me radhë ka siguruar paqe dhe prosperitet në Perëndim dhe në shumë pjesë të tjera të botës. Ky urdhër u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, por vlen të kujtojmë se origjina e tij qëndron në periudhën e pas Luftës së Parë Botërore.

Lufta e Parë Botërore ishte një shpërthim tronditës me pasoja të rënda. Duke filluar si një konfrontim ndërmjet Antantës Tripalëshe – Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë – dhe Bllokut Qëndror të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, lufta shpejt përfshiu të gjithë Evropën, me përjashtim të Spanjës, Holandës, Zvicrës dhe Skandinavisë . Me kalimin e kohës, ajo u zvarrit deri në Perandorinë Osmane, Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të ndryshëm të Federatës Britanike. Dhe, përfundimisht, ndikimi i saj u ndje aq larg sa  preku dhe Amerikën Latine dhe Azinë.

Nuk ka nevojë të thuhet se Lufta e Parë Botërore ishte jashtëzakonisht shkatërruese: rreth dhjetë milionë njerëz vdiqën dhe ndoshta tri herë më shumë u plagosën. Deri në vitin 1918, Europa u shkatërrua, u lodh dhe u demoralizua. Dhe sapo përfundoi lufta, goditi  pamëshirshëm një pandemi globale e gripit, duke vrarë afro 50 milionë njerëz. Bota që kishte ekzistuar para luftës u  zhduk përgjithmonë. / ProjectSyndicate-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button