Histori

Paralajmërime vdekjeprurës që bota i injoroi

Young woman smoking cigaretteNga tërmetet dhe cunamët, tek krizat financiare, sëmundjet dhe sulmet terroristë. Ja disa ngjarje që edhe mund të ishin parandaluar dhe shumë jetë mund të ishin shpëtuar

Tërmeti në Haiti
Në vitin 2010, një tërmet me përmasa të tmerrshme goditi Republikën e Haitit. Mijëra vetë gjetën vdekjen, fshatra të tërë u shuajtën, dhe kryeqyteti u shndërrua në një gërmadhë masive. Për gjeologun Claude Prepetit, ishte miratimi më i keq i mundshëm. Që prej vitit 1988, studiuesit kishin parashikuar një tërmet të madh në një pikë të rajonit. Me një parashikim kaq të paqartë, është pothuajse e kuptueshme përse zyrtarët i injoruan, por Prepetit e kish marrë atë studim fillestar dhe i kishte dhënë shumë peshë. Ai ishte i bindur se tërmeti do të godiste më keq Haitin, pasi numri i ndërtesave të ndërtuara paligjshmërisht në Port au Prince do ta kthente kryeqytetin në një “varezë masive”. Gjatë një viti të furishëm, Prepetit shkruajti disa studime për këtë temë, foli përpara audiencave ndërkombëtare, dhe kontaktoi direkt me zyrtarë të qeverisë, por liderët e Haitit thjeshtë nuk e dëgjuan. Në një kohë kur mund të kishin shpenzuar para për të rrëzuar ndërtesa të paqëndrueshme dhe të ngrinin ndërtesa të forta ndaj tërmeteve, ata i shpenzonin paratë e buxhetit për makina të kushtueshme. Në fund, në 12 janar 2010, ndodhi e pashmangshmja.
Aksidenti në Fukushima
Tërmeti i vitit 2011 në Japoni ishte një fatkeqësi e një shkalle pothuajse të paprecedentë. Një tërmet 9 ballë u shoqërua nga një cunam shkatërrimtar, i cili më tej u pasua nga ai që ishte ndoshta aksidenti më i madh bërthamor i historisë. Ishte një katastrofe që askush nuk mund ta kishte parashikuar. Domethënë, askush, përveç Koji Minouras. 20 vjet përpara se një dallgë gjigande të fuste në gjendje kritike reaktorin e Fukushimës, Minoura po investigonte përmendjen në një poemë të lashtë të një cunami në Japoninë verilindore. Duke u zhytur në të dhëna historike, ai zbuloi katastrofën Jogan – një tërmet dhe cunami që shkaktoi vdekjen e 1000 vetëve në vitin 869 p.e.s. Deri në fundin e viteve 1980, ai kishte udhëtuar në vendngjarje dhe kishte zbuluar disa provatë frikshme, që kjo pjesë e Japonisë rrafshohet prej një cunami çdo 1000 vite. Dhe cunamit të radhës i kish kaluar madje koha. Në 20 vitet që pasuan Minoura prodhoi shumë studime ku bënte paralajmërim për shkatërrimin e pashmangshëm të zonës së Fukushimës. Artikujt e tij u botuan në revista dhe gazeta – të gjithë u injoruan krejtësisht.
Rreziqet e azbestit
Azbesti është një prej gabimeve të mëdhenj të shekullit 19. I njohur për forcën dhe rezistencën ndaj zjarrit, nisi të përdoret nga prodhuesit, me shumicë madje. Për pothuajse 100 vjet, ai nisi të përdoret pothuajse kudo, pavarësisht se shkaktonte kancer në mushkëri, sëmundje dhe vdekje të parakohshme.
Njerëzit kishin dyshuar që në fillim të viteve 1990 se azbasti mund të ishte i rrezikshëm, me një përqindja të madhe vdekjesh dhe sëmundjesh, që raportoheshin përreth qyteteve ku nxirrej materiali. Por vetëm në vitin 1938, një studim i porositur nga prodhues të azbestit vërtetoi se ishte shkaktar i vdekjes. Në atë pikë, po ata prodhues, fshehën atë që ishte zbuluar dhe mohuan dijeninë. Rezultati ishte sëmundje dhe varfëri për qindra-mijëra punëtorë. Duke qenë se nuk kishte prova që të lidhnin azbestin me kancerin në mushkëri, ata që sëmureshin as nuk kompensoheshin. Shpesh herë kompanitë thjeshtë i largonin nga puna, duke i lënë ata dhe familjet e tyre të vdisnin në mjerim. Edhe në vitin 1992, kompanitë e azbestit refuzonin të hidhnin para për punëtorët e sëmurë, duke pretenduar se nuk kishte prova që lidhnin azbestin me sëmundjen. Atëherë, kur nisëm ta ndalojmë këtë produkt vrasës? E dini çfarë: nuk e kemi bërë ende.
Kriza financiare
Nëse nuk ke jetuar në një shpellë, me siguri ke dëgjuar për krizën e fundit financiare. Ka shumë njerëz që pretendojnë se e kanë parashikuar kolapsin e bankave, por vetëm njëra iu afrua shumë parandalimit. Kjo ishte Brooksley E. Born. Në vitin 1996, ajo ishte emëruar në Commodity Futures Trading Commission (CFTC), një ent qeveritar që duhej të mbikëqyrte tregjet financiarë. Në atë kohë, ëall Street ishte në lulëzim prej efekteve të deregullimit. Të pasurit po pasuroheshin më shumë, më pak të pasurit po bëheshin të pasurit e rinj, madje edhe të varfërit po përfitonin një copë të tortës. Në qendër të këtij shpërthimi të pasurisë ishin të ashtuquajturit derivatet financiarë. Në ditët e qeta të 1996-ës, askush nuk mund të imagjinonte që ata kishin fuqinë të shndërronin një krizë të zakonshme financiare, në atë lloj kolapsi që nuk ishte parë qysh prej viteve tridhjetë. Domethënë, askush përveç Brooksley Born.  Pothuajse që në momentin kur hyri në CFTC, Born nisi të luftojë për të frenuar shkëmbimin e derivateve të kredive – një lëvizje që mund ta kishte zvogëluar, apo edhe parandaluar kolapsin financiar të kohëve të fundit. Fatkeqësisht, paralajmërimet e saj tërhoqën vëmendjen e avokatit të tregut të lirë, Alan Greenspan, i cili loboi në Kongres që CFTC t’i hiqeshin kompetencat, duke argumentuar se qëndrimi kundër derivateve i Born do shkaktonte “një krizë financiare”. Duke dështuar të parashikojë ironinë dramatike, Kongresi anoi nga Greenspan, duke e zhveshur CFTC-në nga kompetencat dhe e detyroi Born të largohet – kjo rezultoi në recesion, papunësi masive dhe një dekadë paqëndrueshmëri politike.
Orteku më vdekjeprurës i historisë
Në vitin 1962, të sapodiplomuarit David Bernays dhe Charles Sauyer po niseshin në një ekspeditë të gjatë ngjitjeje në malin Cordillera Blanca në Peru. Ata vendosën të guxojnë dhe të ekzaminojnë një akullnajë e njohur si “511”, burimi i dyshuar i një orteku që kish ndodhur disa vite më herët. Ajo që zbuluan mjaftoi për t’i nxjerrë nga ekspedita. Akullnaja 511 ishte e paqëndrueshme. Domethënë seriozisht e paqëndrueshme: e gjitha ishte vetëm një hap larg nga asgjësimi i një fshati të tërë poshtë – një lugine ku banonin disa mijëra vetë. Kur u rikthyen në qytetërim, Bernays dhe Sauyer bënë gjithçka që do të kish bërë çdokush dhe paralajmëruan autoritetet, të cilët i futën menjëherë në burg dy djemtë sepse shkaktuan panik. Pasi luftuan dy javë që t’u dëgjohej fjala, dyshja doli nga burgu dhe u rikthye në shtëpi. Fatkeqësisht për autoritetet peruanë, fitorja ishte afatshkurtër: në 31 maj 1970, një tërmet në rajon shkaktoi ortekun më vdekjeprurës në botë. Akullnaja 511 dhe shumë më tepër se ajo u shembën, duke varrosur më shumë se 25 mijë vetë nën një mur akulli dhe shkëmbinjsh.
Gazi i plumbit
Në fillimin e viteve 1960, shkencëtari Clair Patterson bëri një zbulim shqetësues. Ajri ynë ishte i mbushur me plumb, qindra herë më shumë se sa në kohën e paraardhësve tanë të lashtë. Ishte lajm i keq: plumbi është super helmues. Ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë gjithçka, që nga anemia, deri tek mbytja dhe vdekja. Duke qenë shkencëtar, Patterson vendosi të gjurmojë burimin e këtij ajri vrasës dhe zbuloi se shkak ishte benzina me plumb që përdorej në makina. Prodhuesit e benzinës me plumb u hodhën një sy zbulimeve të tij dhe vendosën t’i shkatërrojnë jetën. Për pjesën më të madhe të një dekade, kompanitë me miq të pushtetshëm iu vunë pas duke mos e lejuar të gjejë punë, financime për studimet e tij, e madje bënë shumë edhe për ta diskredituar. Pseudoshkencëtarë u përdorën për të deklrauar se plumbi ishte i sigurtë, dhe i gjithë vendi vazhdojë ta pompojë lirshëm në atmosferë, duke lyer muret me të dhe duke e përdorur në ushqim. Kaloi kohë deri në vitin 1970 kur u miratua Ligji i Ajrit të Pastër dhe 17 vite të tjerë për të ndaluar përdorimin e plumbit në benzinë. 30 vite pasi studimi i tij vërtetoi se plumbi është vdekjeprurës për të gjithë ne, qeveria më në fund e hoqi nga paketimet e ushqimeve dhe boja – një vonesë që nënkupton që sot një amerikan ka 625 herë më shumë plumb në gjak se sa paraardhësit e tij në shekullin 19.
Kriza e Wall Street
Kriza e Wall Street e 1929-ës ishte nëna e të gjithë krizave financiare. Harrojeni recesionin aktual: Kriza shkaktoi Depresionin e Madh, një kohë me papunësi 25%, migrim të brendshëm në masë, dhe mjerim për miliona vetë. Dhe një person e kishte parashikuar.
Në 5 shtator 1929, ekonomisti Roger Babson mbajti një fjalim të famshëm ku paralajmëroi një krizë të afërt, duke thënë se do të ishte absolutisht e tmerrshme. Pak më pak se dy muaj më vonë, goditi e Marta e Zezë, e cila ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme kursin e historisë së botës. Mbi 5 miliardë dollarë u zhdukën nga ekonomia, një shifër që pothuajse nuk e përllogarit dot me paratë e sotme. Depresioni shkaktoi një dekadë mjerimi, e cila solli Rooseveltin, Marrëveshjen e Re dhe një konsensus të ri politik. Tani, parashikimi i një ngjarjeje vetëm dy muaj përpara mund të mos tingëllojë shumë mbresëlënës, edhe pse i një shkalle që ndryshon epokat, por sipas The Guardian, Babson kishte vite që bënte paralajmërime. Ne mbajmë mend vetëm fjalimin e tij në 5 shtator, për shkak të kohës kur u mbajt. E vërteta është që ky ishte një Kasandër e kohëve moderne, dhe të gjithë e injoruan deri kur ishte shumë vonë.
Lidhja e kancerit me duhanin
Nëse doni të shikoni Të Keqen në veprim, mos shkoni më larg se Big Tobacco në shekullin 20. Për dekada të tëra, kompani si Phillip Morris dhe Imperial u pasuruan tmerrësisht shumë duke i çuar nejrëzit më herët në varr, duke ua shitur produktet e tyre fëmijëve, dhe duke vepruar përgjithësisht si ato klishetë me kartona të kompanive të mëdha shumëkombëshe. Por pikën më të ulët e arritën kur u përpoqën të fshehin studimet që paralajmëronin për një lidhje mes duhanpirjes dhe kancerit. Që në 1930, studiuesit gjermanë vunë re një lidhje mes të dyjave. Deri në vitet 1940, rezultatet e studimeve ishin pak a shumë përfundimtarë. Si reaguan kompanitë e mëdha? Gjashtë dekadat e ardhshme sulmuan shkencën. Kur njerëzit nisën të shqetësohen për efektet e duhanpirjes në vitet ’50, ata ngritën një gjoja këshill shkencor për t’iu kundërvënë deklaratave të tyre. Kur Surgeon General lidhin duhanpirjen me sëmundjen në 1989, ata hodhën poshtë rezultatet. Pjesërisht falë asaj Të Keqeje, më shumë se 100 milionë vetë vdiqën prej duhanpirjes vetëm në shekullin 20. Më shumë se sa në të dy luftërat botërore.
Ngjitja e Hitlerit
Në vitin 1919, Gjermania i kish dhënë fund Luftës së Parë Botërore me një dorëzim pa kushte. Duke mos qenë të prirur për mëshurë, aleatët, të udhëhequr nga Franca vendosin që t’i vënë një gjombë këtij kombi agresiv. Një gjobë kaq e madhe, saqë iu desh atyre ta paguajnë deri në 2010-ën. Ekonomisti britanik, John Maynard Keynes tha se ko ishte një prag katastroë. Duke e dëmtuar ekonominë gjermane me sanksione, aleatët do të shkaktonin panik, kolaps dhe një kohë shumë, shumë të errët. Ndoshta duke u ndier si një personazh në një film me udhëtimë ne kohë, Keynesi bëri lobing me disa qeveri, shkruajti artikuj dhe në përpjekjen e fundit, tha këto fjalë profetike: “Nëse synojmë varfërimin e Europës Qendrore, më lejoni të them që hakmarrja nuk do të vonojë. Asgjë nuk mund të frenojë për një kohë të gjatë Forcat e Reaksionit dhe konvulsionet e dëshpëruar të Revolucionit, para të cilave tmerret e luftës së fundit nuk do të jenë asgjë, dhe që do të shkatërrojnë, cilido qoftë fitimtari, qytetërimin dhe progresin e brezit tonë”. Eshtë një artikull, paralajmërimet e të cilit u injoruan, dhe të gjithë e dini se çfarë ndodhi më vonë. Keynesin e injoruan, ekonomia gjermane avulloi, ekstremizmi pushtoi kombin, dhe një artist i panjohur me emrin Adolf Hitler vendosi të hyjë në politikë.
11 shtatori 2011
Në shtator të vitit 2012, Nju Jork Tajms bëri publike gjetjet e një hetimi për dijeninë e administratës Bush, në 2001, për një sulm terrorist që pritej së afërmi. Rezultatet ishin tronditës. Amerika nuk ishte gjendur aspak e papërgatitur. E kishte ditur prej më shumë se një viti se një sulm shkatërrimtar pritej të ndodhte, por një kombinim i burokracisë dhe punës së keqe bëri që paralajmërimet të injoroheshin.
Që në qershor 2001, dihej se al Kaeda do të sulmonte së afërmi. Kishte prova të forta. Kishte bekimin e CIA-s dhe besohej si gjë e sigurtë. Fatkeqësisht, politikanët në Pentagon penguan ndërmarrjen e veprimeve dhe e injoruan lajmin si fabrikim të Sadam Huseinit për të larguar vëmendjen nga vetvetja, pavarësisht se një teori e tillë nuk kishte fare kuptim. Pjesa tjetër e raportit të NYT është një përsëritje depresionuese e paralajmërimeve të përsëritur që janë injoruar, burimeve që janë hedhur poshtë, dhe CIA-s që i lutej presidentit të kishte mendjen. Në 29 qershor, 9 korrik, 24 korrik dhe 6 gusht, ky problem ishte ngritur me urgjencë, dhe çdo herë ishte lënë mënjanë. Rezultati i kësaj pune të dobët ishte sulmi më i tmerrshëm terrorist që është bërë ndonjëherë në tokë amerikane, vdekja e 3000 vetëve, një dekadë luftë dhe reduktimi i lirive qytetare të amerikanëve. E gjitha sepse qeveria ishte shumë e fiksuar pas një diktatori iraken dhe nuk u besonte shërbimeve të saj të fshehtë.
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button