Bota

Paralajmërimi i shkencëtarëve, për një “mini epokë akullnajash”

Dielli do të përjetojë një aktivitet diellor të ngjashëm me atë të dëshmuar në shekullin e 17-të dhe 18-të, kur një e ashtuquajtur “Epoka e vogël e akullnajave” ftohu në mënyrë të konsiderueshme Evropën veriore dhe pjesë të Amerikës së Veriut, thonë shkencëtarët që merren me aktivitetin e yllit tonë.

Tani ne jemi në gjendje të parashikojmë ciklet diellore me saktësi shumë më të madhe se kurrë më parë, falë një modeli të ri që tregon parregullsi në “rrahjen e zemrës së Diellit”, për 11 vitet e fundit.

Modeli tregon se aktiviteti solar do të bjerë me 60 për qind midis 2030 dhe 2040.

Kushtet e parashikuara nuk janë përjetuar që nga “Epoka e Vogël e Akullnajave” më e fundit, që zgjati nga 1645 deri në 1715, e quajtur Maunder Minimum, edhe pse tani që toka është më e ngrohtë, nuk ka gjasa të shohim një kthim në temperaturat e përjetuara më parë.

Gjetjet po prezantohen nga Profesorja Valentina Zharkova në Takimin Kombëtar të Astronomisë në Llandudno.

Në 1843 shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i diellit ndryshon gjatë një cikli prej 10 deri në 12 vjet.

Luhatjet brenda atij cikli kanë qenë të vështira për t’u parashikuar, megjithëse shumë fizikantë diellorë e dinin se ndryshimet ishin shkaktuar nga një dinamo lëngu të lëvizshëm, thellë brenda diellit.

Ekipi i studiuesve të profesore Zharkovës ka gjetur se duke shtuar një dinamo të dytë afër sipërfaqes së diellit, krijohet një model shumë më i saktë.

Shkencëtarët gjetën valë magnetike në dy shtresa të ndryshme të brendshme të diellit, të cilat luhaten midis hemisferës veriore dhe jugore të tij.

“Duke kombinuar valët dhe krahasuar ciklin aktual diellor me të dhëna reale, zbuluam se parashikimet tona treguan një saktësi prej 97%”, tha profesore Zharkova. Modelet e valëve magnetike tregojnë se do të ketë më pak pika diellore në dy ciklet e ardhshme. Cikli 25, që e ka kulmin në 2022 dhe Cikli 26 që e ka nga 2030 në 2040 do të shënojnë një reduktim të dukshëm të aktivitetit diellor”. / The Independent – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button