Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian PAOLO FOX për ditën e enjte, 16 janar 2020

DASHI

48 orët e ardhshme do të meritojnë vëmendje të madhe dhe mbi të gjitha durim të madh. Kjo sepse mund të bini kollaj në konflikt me të tjerët. Në realitet, ajo që po ndodh në këtë fazë të jetës tuaj, është që të tjerët nuk mund t’ju dëgjojnë dhe ju nuk mund t’i dëgjoni të tjerët. Në këtë kontekst, të qenit në gjendje të përballeni me situatat më të debatueshme, bëhet pothuaj i pamundur. Ka shumë tension në marrëdhëniet me të tjerët dhe duhet të bëni një reflektim të sinqertë me veten tuaj për këtë.

DEMI

Në 48 orët e ardhshme do të duhet të forconi emocionet tuaja. Nëse duhet të merreni me diskutime të rëndësishme, këshilla është ta bëni atë të premten. Sepse tensionet dhe keqkuptimet mund të lindin gjatë fundjavës. Ju keni një dëshirë të madhe për të bërë projekte konstruktive për këtë vit. Ju jeni të etur për të vënë në përdorim këtë qiell që ju buzëqesh dhe hap horizonte të reja. Në ditët e ardhshme mund të vendosni të largoni njerëzit që ju pengojnë në rrugën tuaj.

BINJAKET

Në këtë ditë do të keni patjetër një marsh më shumë, se ditët e para të kësaj jave. Megjithatë, ky qiell i mbarë nuk do t’ju ndihmojë shumë nëse po përjetoni një krizë të fortë në dashuri. Krizat mund të shkaktohen nga një distancë ose një keqkuptim. Deri të premten do të duhet të përpiqeni të qëndroni larg njerëzve debatues dhe situatave të sikletshme.

GAFORRJA

Ka shumë gjëra për të thënë në jetën tuaj, që nuk janë thënë kurrë. Ju jeni duke përjetuar një fazë të pasigurisë së madhe, edhe nëse horoskopi juaj po buzëqesh. Por tani do të keni më shumë guxim për të thënë ato gjëra për të cilat keni heshtur në të kaluarën. Në dy ditët e ardhshme do të jetë më e lehtë për ju të keni një qëndrim konstruktiv dhe të ndreqni disa probleme në dashuri. Nëse ka diskutime thelbësore me një person të rëndësishëm, është më mirë të shtyni gjithçka deri të shtunën.

LUANI

Nuk ka asnjë problem ose pengesë të cilitdo lloji, për ata që kanë në mend të kryejnë projekte të rëndësishme. Në këtë moment jeni padyshim më të kthjellët sesa në ditët e para të javës. Mos u përpiqni të qëndroni kundër atyre njerëzve që duan t’ju pengojnë. Tani për tani është më mirë të anashkaloni gjërat. Nëse vazhdoni me qëndrimin tuaj provokues në dashuri, mund të shpërbleheni me të njëjtën monedhë.

VIRGJERESHA

Në këtë moment nuk është e thjeshtë të menaxhoni të gjitha ato situata sentimentale të diskutueshme, që po prekin ata që kanë lindur në këtë shenjë. Ndoshta ju e ndjeni distancën nga partneri juaj ose mund të jetë gjithashtu që jeni shumë të përqendruar në punë, dhe të shkëputur nga afeksionet. Ju jeni shenja e njerëzve që dinë të marrin përgjegjësi. Pastaj ka ardhur koha të kuptoni se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

PESHORJA

Ju jeni shumë të përqendruar në problemet tuaja në lidhje me sferën tuaj financiare, por edhe në shtëpi. Ju vini nga ngërçi sidomos në marrëdhëniet me partnerin tuaj, por në fundjavën që do të vijë do të keni një mënyrë për t’u rikuperuar. Në këtë moment yjet janë shumë premtues për ju, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet me mjedisin përreth jush.

AKREPI

Nuk ka qenë të lehta këto tre ditë për shenjën e Akrepit. Ka pasur shumë tensione në këto javë dhe shpesh jeni keqkuptuar. Nëse keni dy histori njëkohësisht, veçanërisht në fundjavë do të duhet të përpiqeni të shmangni komplikimet. Nëse është e vërtetë që po i përkushtoheni shumë punës, është gjithashtu e vërtetë që për këtë arsye keni lënë pas dore familjen dhe dashurinë. Edhe në lidhjet midis fëmijëve dhe prindërve, mund të lindin keqkuptime.

SHIGJETARI

Tani për tani po kërkoni zgjidhje fituese. Dëshira për të lëvizur, udhëtuar dhe ndryshuar mjedisin është e fortë tek ju. Kush mundet, ndoshta do të organizojë një udhëtim në destinacione të reja. Nuk është rastësi që Shigjetari është pikërisht shenja e atyre që duan të eksplorojnë gjëra të reja dhe të lëvizin nga një vend në tjetrin. Pjesa e dytë e javës gjithashtu do të karakterizohet nga një fat i madh. Marsi do t’ju japë mbështetje të rëndësishme veçanërisht nëse keni në mendje plane të reja.

BRICJAPI

Në përgjithësi, ju jeni të kënaqur me veten, vetëm nëse keni një projekt në mendje dhe keni gjithçka të planifikuar mirë. Projektet e reja, ndër të tjera, zgjojnë pozitivitetin tuaj. Ju jeni një shenjë që pëlqen të ndërtojë dhe projektojë, përndryshe vyshket. Megjithatë, ndonjëherë, ju bëni gabimin të bini në pesimizëm nëse diçka nuk shkon mirë dhe prireni ta shihni gotën gjysmë të zbrazët.

UJORI

Yjet e kësaj periudhe do të zgjojnë tek ju pasionin dhe dëshirën për të pasur një person pranë jush, i cili di t’ju vlerësojë për atë që vleni. Ekziston një forcë e madhe sentimentale brenda jush dhe një dëshirë e fortë për të dashur. Nëse keni personin e duhur pranë jush, mund të dëshironi të mendoni edhe për të bërë plane të mëdha. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët e duhura për të biseduar dhe diskutuar, veçanërisht nëse keni diçka të rëndësishme për të sqaruar.

PESHQIT

Po shkoni drejt një fundjave ku mund të shpengoheni, veçanërisht në dashuri. Situata mund të jetë komplekse për ata që po përjetojnë dy histori. Mund të shfaqen komplikime të forta që mund të ju fusin në vështirësi të mëdha. Yjet ju këshillojnë të bëni një zgjedhje deri në pranverë, përndryshe situata mund të bëhet e pakontrollueshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që janë duke kaluar situata komplekse dashurie, dhe do të duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë në një histori, apo të ndryshojnë horizontet. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button