Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e hënë, 20 janar 2020

DASHI

Fakti që keni Hënën në anën tuaj gjatë këtyre ditëve të para të javës, do të jetë një lehtësim për ju. Shumë situata do të zhbllokohen për ju në pranverë, por do të duhet të vendosni bazat për të filluar përsëri. Ekziston një dëshirë nga ana juaj për të marrë gjithçka menjëherë, por gjërat nuk do të jenë gjithmonë aq të lehta sa e prisni. Ka disa pengesa për të kapërcyer, që do të kërkojnë shumë durim por në përgjithësi horoskopi juaj është sigurisht pozitiv dhe konstruktiv.

DEMI

Dy ditët e ardhshme do të jenë pak të kushtueshme, sidomos nga pikëpamja e parasë por edhe e energjive psikofizike. Nëse diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur është më mirë të bëni lojën tuaj pa u stresuar. Dielli dhe Mërkuri disonantë duhet të ju paralajmërojnë gjithashtu sepse do të ketë ndonjë mosmarrëveshje për të zgjidhur. Në këtë moment është thelbësore të sqaroni gjërat që nuk po funksonojnë në dashuri.

BINJAKET

Një javë e mirë po nis për ju, veçanërisht për sa i përket punës. Ka vendime thelbësore që duhet të merren dhe nuk do të jetë aspak e lehtë të merrni kontrollin. Nuk janë më yjet kundërshtarë të vitit 2019 dhe kjo duhet t’ju bëjë që të veproni më me vendosmëri, edhe sepse nuk do të keni më justifikime. Do të ketë gjithashtu yje të dobishëm për të forcuar marrëdhëniet që ishin përkeqësuar.

GAFORRJA

Shpesh nuk doni të ekspozoni veten dhe nuk jeni të qartë kur dëshironi diçka, por prireni t’i bëni të tjerët të mbërrijnë në konkluzionet tuaja. Ju shpesh i çoni të tjerët në dëshpërim, për t’i bërë t’ju thonë jo. Në këtë moment, për ju, një ndryshim në punë do të ishte i dëshirueshëm, edhe sepse situata aktuale nuk ju përshtatet. Ju mund të afroni njerëz rreth jush për të bërë zgjedhjet që ju takojnë juve.

LUANI

Dy ditët e ardhshme do të jenë një provë për të kuptuar se çfarë po shkon gabim. Ky muaj filloi në mënyrën më të keqe sidomos në lidhje me dashurinë. Nga data 13, megjithatë, Venusi nuk është më kundër, kështu që tani mund të filloni një fazë të re, ku mund të pajtoheni ose diskutoni me partnerin tuaj për të kapërcyer krizën. Nëse keni dyshime në dashuri ose në marrëdhënie me miq të rëndësishëm, është më mirë që deri të enjten të zgjidhni shqetësimin tuaj.

VIRGJERESHA
Fillon një javë shumë e rëndësishme për ju të Virgjëreshës. Eshtë e vërtetë që Hëna disonante mund të krijojë një siklet në stomakun tuaj ose në nivelin nervor, por është gjithashtu e vërtetë që yjet tani janë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të dilni nga situata të pakëndshme. Eshtë e vërtetë që ka njerëz që përpiqen t’ju nxjerrin në një dritë të keqe. Ju nuk mund të thoni atë që mendoni, se menjëherë kritikoheni. Në shkurt, megjithatë, do të jetë më e lehtë për ju të kërkoni të drejtat tuaja.

PESHORJA

Në dy ditët e ardhshme do t’ju duhen emocione të vërteta. Në 48 orët e ardhshme ju do të keni Hënën në anën tuaj dhe kjo do t’ju lejojë të përmirësoheni në marrëdhëniet me të tjerët, por mbi të gjitha do t’ju lejojë të shihni gjërat në mënyrën e duhur dhe optimizmi do të kthehet. Nga marsi deri në korrik do të ketë një histori dashurie për t’u rishikuar, ose disa marrëdhënie që nuk kanë filluar vitin në mënyrën e duhur do të duhet të testohen.

AKREPI

Venusi, Jupiteri dhe Saturni janë në aspekt të shkëlqyeshëm për ju Akrep, dhe kjo do t’ju lejojë të jetoni momente emocionuese. Një renditje e planeteve që do t’ju japë mundësinë për të bërë shumë gjëra, por që do t’ju stresojë shumë nga pikëpamja e energjive psikofizike. Ata që e përfunduan vitin me ndonjë shqetësim të vogël fizik, tani mund të preken. Nga pikëpamja fizike, yjet nuk ju buzëqeshin, kjo është arsyeja pse duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni shpërqendrimet.

SHIGJETARI

Ditët e para të javës do ju shohin pak të zhytur në mendime dhe të hutuar. Në përgjithësi jeni pozitivë dhe optimistë, por në këtë fazë shumë gjëra që po shihni nuk janë më të mirat. Ka pak acarim përreth, këshilla e yjeve është që të mos përfshiheni në situata që nuk mund t’i kontrolloni. Më mirë të jeni të kujdesshëm dhe t’i merrni gjërat me qetësi. Do të ketë gjithashtu shumë pavendosmëri në dashuri.

BRICJAPI

Në këto ditë ju keni një dëshirë të madhe të shfaqeni dhe të vazhdoni ambiciet tuaja. Ju jeni më të vendosur se kurrë, edhe sepse Jupiteri dhe Saturni në shenjën tuaj ju japin një dorë të shkëlqyer, nga këndvështrimi i energjive dhe burimeve psikofizike. Dhe nga e mërkura do të jenë edhe Urani dhe Hëna që do t’ju japin mbështetje, për këtë arsye janë të favorizuara takimet dhe marrëdhëniet shoqërore, ku do të shkëlqeni.

UJORI

Situata përreth jush ka shumë energji. Në këtë moment ju doni të rrethoheni vetëm nga njerëz pozitivë, që mbështesin zgjedhjet tuaja dhe nuk ju kritikojnë. Ata janë njerëzit klasikë që ju lejojnë të jepni më të mirën tuaj. Ekziston një problem nga pikëpamja fizike, mbase jeni duke lënë pas dore gjymtyrët dhe kjo nuk ju ndihmon.

PESHQIT

Keni forcë të madhe në këtë fillim të javës, pavarësisht se Hëna është disonante. Eshtë e vërtetë që mund të ketë edhe disa sëmundje kalimtare të stinës, por tani ju keni më shumë stimuj që ju ndihmojnë të ecni përpara me optimizëm. Ata që kanë filluar një histori, mbi të gjitha, tani do të ndihen shumë të përfshirë dhe pozitivë, por këshillat e yjeve janë të shmangin andralat. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button