Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e hënë, 3 shkurt 2020

Dashi

Ju jeni duke përjetuar një fazë kalimtare bllokimi dhe kundërshtimesh, që po ju bën ta humbni pak toruan. Sidoqoftë, nuk duhet të humbni optimizmin tuaj sepse, siç është theksuar vazhdimisht më parë, shumë gjëra do të zhbllokohen në pranverë dhe do të jeni në gjendje të merrni kënaqësitë tuaja. Duhet të mbani mend gjithashtu që nga e premtja tjetër, Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjithashtu do të sjellë sukses në dashuri. Prandaj do të jetë një javë që do të fillojë me lëvizje të ngadaltë, por që do të rritet në vazhdimësi.

Demi

Mërkuri dhe Venusi nga ana juaj hapin derën për një perspektivë vërtet interesante, për javën e re që do të fillojë. Duhet thënë, megjithatë, se java juaj do të jetë pak në rënie. Do të fillojë mirë, por tensione mund të lindin gjatë fundjavës, të lidhura kryesisht me çështje ekonomike. Disa investime të bëra nuk kanë shkuar ashtu siç e prisnit, ose një marrëveshje që sapo përfundoi, ka rezultuar zhgënjyese në perspektiva dhe rezultate.

Binjakët

Dalëngadalë, kuadri juaj yjor përmirësohet dita ditës. Ka patur përparim, pas një muaji dhjetor të karakterizuar nga disa bllokime. Tani gjërat po përmirësohen ndjeshëm dhe shumë gjëra janë zhbllokuar, jo vetëm në vendin e punës. Nga 26 Marsi, me siguri do të keni idetë më të qarta dhe shumë gjëra më në fund, mund të kthehen në vendin e tyre. Ata që kanë vuajtur nga probleme të rëndësishme, që nga 26 Marsi, do të jenë në gjendje të ndiejnë një ndryshim ose të jenë protagonistë të një pike kthese.

Gaforrja

Po përjetoni një fazë pendimesh të mëdha, apo kohët e fundit ju është dashur të thoni jo për një projekt, të cilin dikush e kishte shumë për zemër. Mund të ketë ndryshime të mëdha për njerëzit e vetëpunësuar. Puna mund të jetë një burim i pasigurive të mëdha, që mund të ndjehen edhe në dashuri. Ju nuk keni pse të përzieni të dyja, përndryshe rreziqet e një ndarjeje do të jenë shumë të larta.

Luani

Më në fund vjen një javë me forcë dhe energji të madhe. Ju vini nga një javë, në të cilën nuk ka qenë e lehtë për ju të qëndroni të qetë, për një seri të tërë kundërshtimesh që kanë bërë t’ju kërcejnë nervat. Eshtë e mundur që mund të ketë disa ndryshime pozitive gjatë javës, që mund ta bëjnë fundjavën e ardhshme intriguese. Ka shumë të ngjarë që në prill të duhet të filloni një rrugë të re, por risitë nuk do t’ju trembin.

Virgjëresha

Në këtë moment jeta ju prezanton me shumë sfida për të luftuar, por yjet do ju japin një dorë të madhe për të dalë në krye. Sipas parashikimeve yjore, mes të hënës dhe të mërkurës do të keni mundësi të dilni nga shumë sfida. Shumë varet nga ajo që mund të bëni, dhe ky është saktësisht momenti kur duhet të ecni përpara dhe të përpiqeni të arrini sa më shumë që të jetë e mundur, duke nxitur talentin dhe aftësitë tuaja. Natyrisht, të gjitha këto sfida do të sjellin edhe pak nervozizëm.

Peshorja

Ky fillim i javës do të jetë shumë i rëndësishëm për jetën tuaj. Ju mund të vendosni themelet për atë pikë kthese që duhet të ndodhë në prill, kur të thirreni të bëni një zgjedhje përfundimtare. Duhet thënë, sidoqoftë, që nga e premtja do të keni një Venus kundër, që mund të mbjellë disa pengesa në dashuri. Sqarimi do të jetë i nevojshëm për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Akrep

Ky fillim i javës do të jetë shumë i ndërlikuar për ju. Do të ketë disa pengesa për të kapërcyer që mund t’ju shqetësojnë shumë. Ekzistojnë probleme shëndetësore që nuk janë tejkaluar plotësisht, por ekzistojnë edhe pengesa ekonomike që mund t’ju vënë në vështirësi të mëdha. Nëse keni diskutime të rëndësishme, do të jetë më mirë të shtyni gjithçka deri të Premten, kur është më e lehtë të menaxhoni mosmarrëveshjet. Kujdesuni më mirë për shëndetin tuaj.

Shigjetari

Një javë në të cilën konfuzioni do të mbretërojë. Por edhe prapa këtij konfuzioni, një dëshirë e fortë për zgjim mund të lindë, në funksion të një pranvere që do t’ju shohë si protagonistë. Nga e premtja, Venusi do të fillojë një tranzicion shumë pozitiv dhe kjo do të favorizojë shumë gjëra, sidomos në dashuri. Çiftet që kanë debatuar shumë kohët e fundit mund të gjejnë harmoninë. Miqësitë e reja do të jenë të rëndësishme në javën e ardhshme.

Bricjapi

Ka vështirësi për t’u kapërcyer në këto orë dhe durimi i duhur do të jetë i nevojshëm për të mos hedhur gjithçka në erë. Dyshime të mëdha mund të shfaqen deri të premten, edhe sepse nuk jeni të bindur për shumë gjëra që po bëni në punë, por edhe për dinamikën e çiftit. Nëse ka dyshime të forta, yjet ju këshillojnë t’ua bëni të qartë atyre që në krye. Mbajtja e gjithçkaje përbrenda, në planin afatgjatë, mund t’ju ​​lodhë shumë.

Ujori

Do të jetë një javë që fillon me kaos. Ka disa gjëra për të parë dhe deri në pranverë disa referenca në lidhje me punën mund të ndryshojnë. Dikush madje mund të ndryshojë grupet e punës. Ju duhet të përshtateni me stilin e ri të jetesës dhe të jeni shumë më konkretë. Përndryshe do të keni vështirësi.

Peshqit

Nuk ka dyshim që aktualisht po kërkoni garanci, si në punë ashtu edhe në dashuri. Duhet thënë që këto dy ditët e para të javës do të jenë pak të vështira, për shkak të disa kundërshtimeve që duhen kapërcyer. Nëse duhet të bëni një diskutim me dikë, është më mirë të flisni nga e enjtja, kur të mund të merreni me gjërat nga një tjetër këndvështrim. Do të duhet të konfrontoheni me njerëz, që nuk janë më në anën tuaj. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button