Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e premte, 7 shkurt 2020

Dashi

Fundjava që ju pret do të jetë plot emocione të reja, që mund të materializohen në një dashuri të rizbuluar dhe njohje të reja. Nëse po jetoni një histori që po zvarritet për ca kohë, mund të keni dyshime. Tri ditët e ardhshme ju ftojnë të planifikoni diçka të këndshme, mbase një darkë të lezetshme, një udhëtim apo një ritakim me miqtë. Nëse shkurti është muaji i rimëkëmbjes, Marsi do të jetë muaji i rilindjes së plotë.

Demi

Në përgjithësi nuk ju pëlqejnë ndryshimet, por në ditët e ardhshme do të duhet të pranoni disa lajme në lidhje me punën. Deri në prill, shumë njerëz të lindur nën shenjën e Demit mund të bëjnë zgjedhje të ndryshme. Në këtë fundjavë, yjet ju rekomandojnë të bëni kujdes. Sidomos nëse ekziston ndonjë pengesë ose nëse dikush është kthyer kundër jush, dhe po përpiqet t’ju largojë nga konteksti. Debate të forta mund të lindin, veçanërisht në fundjavë.

Binjakët

E juaja është një shenjë që dalëngadalë po përpiqet të rikthehet në rrugën e duhur. Nga prilli do të keni mundësi të rikuperoni energjitë psikofizike, por ndërkohë do të duhet të jeni të kënaqur për të mbrojtur atë që keni, si dhe të menaxhoni emocionet më mirë, edhe nëse mbeten disa pengesa. Në punë do të duhet të prisni që disa ngjarje të evoluojnë, ndërsa në dashuri do të jenë veçanërisht çiftet e sapo lindura që do të përjetojnë emocionet më të bukura.

Gaforrja

Ky muaj tashmë është shpalosur plot me probleme që do të vazhdojnë të paktën deri në datën 20. Ju jeni zhytur në një vorbull tensioni që po ju lodh, dhe jo gjithmonë keni treguar, se jeni në gjendje të menaxhoni emocionet. Nëse jeni duke përjetuar një krizë në dashuri, yjet ju këshillojnë të jeni të kujdesshëm. Mundohuni të numëroni deri në dhjetë, para se të thoni diçka për të cilën mund të pendoheni.

Luani

Hëna në shenjën tuaj ju bën më sensualë dhe të pajtueshëm këtë fundjavë. Nëse vini nga një krizë në çift, tani do të ketë një mënyrë për të rikuperuar dhe përjetuar emocione të bukura. Do të keni gjithashtu mbështetjen e Venusit dhe Marsit, që do t’ju lejojë të kapërceni sfida të ndryshme në dashuri dhe punë. Nëse panorama yjore e javëve të fundit ju ka parë pak nervozë dhe të mërzitur, tani po rikuperoni.

Virgjëresha

Fundjava paralajmëron disa suksese të mëdha në një nivel personal. Mbështetja e Jupiterit dhe Saturnit do të ndihet dhe do ju vërë në pozitë, ku do të jeni në gjendje të përjetoni emocione të bukura. Edhe pse nuk janë larguar krejt ato probleme psikologjike që shpesh keni tendencën t’i somatizoni. Tani për tani ju duhet të kërkoni zgjidhje për të provuar të jeni më të qetë dhe të rikuperoni optimizmin.

Peshorja

Në këtë periudhë duhet të përpiqeni të mos jetoni në paqartësi dhe të përpiqeni të lini mënjanë gjërat e panevojshme, për t’iu kushtuar vetëm atyre gjërave që kanë vërtetë rëndësi. Si në punë ashtu edhe në dashuri, jeta juaj ju kërkon të jeni shumë praktikë dhe të kërkoni zgjidhje të vlefshme, për të shmangur vuajtjet. Në të kaluarën e fundit ka pasur shumë arsye për pakënaqësi, tani ju takon juve të gjeni kundërmasat e duhura.

Akrepi

Tani për tani, çdo mundësi është e mirë për ju, që të grindeni. Në këtë mënyrë ju jeni duke irrituar marrëdhënien tuaj dhe rreziku i këputjes së litarit është shumë i lartë. Midis sot dhe të dielës do të duhet të injoroni shumë gjëra, duke shmangur përplasjen në çdo situatë. Padyshim që nuk është e thjeshtë ta bëni këtë, por do të jetë e rëndësishme të përpiqeni shumë për të shmangur “goditjet në kokë”, që mund të rezultojnë kundërproduktive.

Shigjetari

Tri ditët e ardhshme tregojnë një rritje të konsiderueshme në sferën e punës dhe atë sentimentale. Mbi të gjitha, ditët e së shtunës dhe të dielës mund t’i dedikohen plotësisht dashurisë dhe mund të përjetoni emocione të bukura. Venusi dhe Marsi gjithashtu do t’ju ndihmojnë të bëni njohje të reja, duke lehtësuar gjithashtu mundësinë e takimit të një personi interesant, veçanërisht për beqarët. Ju do të duhet të përfitoni nga këto yje të mbarë dhe të jeni më shumë të disponueshëm.

Bricjapi

Jupiteri dhe Saturni në shenjën tuaj do t’ju detyrojnë të bëni disa zgjedhje drastike dhe t’ju ftojnë të keni pak më shumë guxim, pikërisht atë që mund të keni humbur kohët e fundit. Ju nuk mund të shtyni gjithmonë të pashmangshmen dhe jeni plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Nëse një histori dashurie nuk ka funksionuar për ca kohë, do të nevojitet një sqarim përfundimtar. Do të jetë një fundjavë që do t’ju shërbejë gjithashtu për të marrë ide më të qarta rreth perspektivave tuaja në të ardhmen.

Ujori

Me këto yje, është e mundur të revolucionarizoni jetën tuaj. Mund të ketë një ndryshim të rolit ose të punës, për dikë mund të ekzistojë edhe mundësia e një transferimi. Sidomos midis prillit dhe qershorit mund të ndodhin ndryshimet më radikale. Gjithçka që keni bërë vitet e fundit nuk do të humbasë, por vetëm do t’ju shërbejë në të ardhmen. Tani është koha për të filluar projekte të reja.

Peshqit

Fakti që Venusi nuk do të jetë më në shenjën tuaj në orët e ardhshme, gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni atë që dëshironi me të vërtetë, por nuk do të zvogëlojë sharmin tuaj dhe dëshirën për dashuri. Ata që janë beqarë do të ndiejnë shumë nevojë për të pasur një person pranë tyre, ndërsa ata që jetojnë një histori të re do të kenë nevojë për konfirmime të reja. Disa debate mund të lindin në historitë që zgjasin prej shumë kohësh. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button