Zodiak Ditor

Parashikimi i PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 14 tetor 2020

Ja çfarë parashikon astrlogu i famshëm Paolo Fox për këtë ditë të mërkurë:

Dashi

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, e mërkura do të jetë një ditë mjaft e qetë, por sigurisht jo e paharrueshme! Për fat të mirë, ju jeni në fund të një periudhe shumë të lodhshme. Ka shumë mundësi që të keni nevojë për ndihmë nga një avokat ose llogaritar për të dalë nga një situatë e caktuar në të cilën jeni futur vetë. Mundohuni të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj!

Demi

E mërkura do të jetë një ditë që do të favorizojë dashurinë. Nëse jeni çift apo beqar do të keni mundësinë të përjetoni emocione të rëndësishme, madje edhe të merrni komplimente të këndshme. Do të ketë nga ata që kanë bërë tashmë hapin e madh ose do të bëhen gati. Ajo që ka më shumë rëndësi do të jetë përfshirja, dhënia hapësirë ​​aftësive tuaja, cilësive më të mira tuajat.

Binjakët

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të jeni pak të lodhur dhe të mbingarkuar nga një mijë probleme. Eshtë dikush që po ju vë në provë durimin ose po përballeni me çështje të ndërlikuara biznesi ose dashurie.

Gaforrja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, mund të ndiheni pak me rënie të humorit, do të jeni shumë të ndjeshëm, por në të njëjtën kohë rritet nevoja për t’u rikuperuar, për të shprehur plotësisht forcën tuaj. Java është e favorshme dhe ju do të dilni nga ky tunel. Ngadalë do të shpëtoni nga të gjitha ato vështirësi emocionale dhe psikologjike që ju kanë munduar në dy vitet e fundit.

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni shumë të fortë në dashuri, do të keni një karizëm të dukshme. Këto ditë duhet të tregoni shumë kujdes me paratë – ka disa çështje familjare ose biznesi shumë të komplikuara që do të duhet të zgjidhen. Marrëdhëniet e lindura në shtator do të kenë një zhvillim të mirë, ndërsa sa i përket punës ka ende probleme. Tani për tani do të ishte më mirë për ju të pranonit situatën aktuale, edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur.

Virgjëresha

Do të jetë edhe një ditë tjetër e rëndësishme, do të keni yje shumë të favorshëm. E enjtja dhe e premtja, nga ana tjetër, do të jenë dy ditë veçanërisht premtuese nga pikëpamja emocionale. Lajme interesante në horizont! Hija e vetme e këtyre ditëve mund të përfaqësohet nga një person që ka zili suksesin tuaj, nga dikush që do të përpiqet të bëjë një polemikë, për t’ju nxjerrë në një dritë të keqe. Nëse po, thjesht lërini gjërat dhe mos reagoni.

Peshorja

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, mund të ndiheni të sulmuar nga të tjerët, dikush madje do të përfshihet në një mosmarrëveshje ligjore dhe do të duhet pak më shumë durim përpara se ta zgjidhni atë. Nga dhjetori i këtij viti do të filloni të rikuperoni! 2021, pra, do të jetë një vit shumë i rëndësishëm, në të cilin mund të bashkoni të gjitha pjesët e jetës suaj. Ju do të jeni të përkushtuar për të rindërtuar një identitet më të fortë, si profesionalisht dhe personalisht, por në fund të fundit do të dilni në krye.

Akrepi

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të jetë një ditë shumë premtuese për ata që duan të realizojnë një projekt ose nëse keni nevojë të rikuperoni një shumë parash që keni humbur në muajt e fundit. Këto ditë nuk do të keni fitime të mëdha, por gjithsesi mund ta përmirësoni situatën tuaj ekonomike. Bëhuni gati për një fundjavë shumë interesante! Në ndërkohë, duhet të përpiqeni të rigjeni dashurinë dhe të përpiqeni të jeni më pak kritikë dhe kërkues ndaj të tjerëve.

Shigjetari

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni pak si të rënë moralisht. Nëse keni filluar kohët e fundit një projekt, mund të ndiheni keq, se po përparon shumë ngadalë. Disa Shigjetarë madje do të zemërohen, sepse kanë patur një projekt të rëndësishëm në mendje, por dikush ua ktheu shpinën në momentin e fundit dhe ua prishi planet. Mbi të gjitha, ju jeni që përpara disa ndërhyrjeve, e humbni plotësisht durimin! Në dashuri do ju duhet shumë maturi.

Bricjapi

Duhet të braktisni kuptimin tuaj praktik për pak kohë, lidhjen tuaj me realitetin dhe të realizoni një dëshirë. Këto ditë ju mund të fluturoni lart me imagjinatën tuaj, mund të shpresoni të merrni, madje me interes, atë që keni humbur muajt e kaluar, në punë dhe në dashuri. Venusi në një aspekt të favorshëm do t’ju japë disa lajme: përpiquni të përfshiheni!

Ujori

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të jetë një ditë interesante, do të keni mundësinë të shëroheni. Do të keni gjithashtu 48 orë që janë veçanërisht premtuese nga pikëpamja e marrëdhënieve. Edhe Ujorët më të pakapshëm, ata më të pasigurt do të duhet të fillojnë të mendojnë për të ardhmen në një mënyrë më të qëndrueshme dhe tradicionale. Lajme të reja vijnë së shpejti!

Peshqit

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, duhet të shmangni stresin në çdo mënyrë, sepse pak lodhje mund të shfaqet gjatë ditës. Tani po përjetoni emocione shumë komplekse. Ndoshta dikush është kundër jush ose jeni të prekur nga një problem i brendshëm shumë i thellë. Fakti është, ju ndiheni sikur keni dhënë shumë në të kaluarën dhe tani nuk po merrni atë që ju takonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close