Zodiak Ditor

Parashikimi i yjeve. Horoskopi i ditës së mërkurë, 16 prill 2019

DASHI

Hiperaktivë sapo zgjoheni, por më pas dalëngadalë ju humbni energji. Me kalimin e Hënës në fushën e shtatë, qëllimi juaj bëhet qetësia në marrëdhënien e çiftit. Përballjet do të jenë të forta dhe do t’ju bëhen pyetje që mund të jenë të pakëndshme por të nevojshme. Jini të sinqertë me veten: çfarë jeni duke kërkuar vërtet? Gjërat ecin mirë në punë, falë Mërkurit në shenjën tuaj.

DEMI

Mos pranoni kompromise në punën tuaj, por përpiquni të veproni në mënyrë të organizuar, transparente dhe korrekte. A keni projekte të reja për të rimbushur financat? Merrni pak kohë para se t’i vini në praktikë. Le të flasim për shëndetin. Duke filluar nga sot, zotohuni që do të bëni disa minuta meditim në mëngjes, para se të zhyteni në aktivitetet e përditshme.

BINJAKET

Lajme të rëndësishme ju presin në një nivel profesional. Ndiqni instinktin tuaj pa hezitim: ai do t’ju sugjerojë lëvizjet më të përfituar. Situata po evoluon, por neduhet të dini se si ta menaxhoni atë me metodikë dhe organizim. Vendosja e një mirëkuptimi sentimental do të jetë një sfidë e madhe të cilën do ta përballoni me sigurinë, që jeni të lidhur nga dashuria dhe qëllimi i përbashkët.

GAFORRJA

Mos u përfshini në situata që ju e dini nuk bëjnë për ju dhe ecni drejt në rrugën tuaj. Disa njerëz, shumë të ndryshëm nga ju, nuk janë në të njëjtën gjatësi, largojini ato. Flirtimi i rastit mund t’ju japë disa probleme. Shmangni teprimet në tavolinën e ngrënies, për të shmangur sëmundjet. Prandaj, kontrollohuni më mirë në të ushqyer, sigurohuni që të jetë i thjeshtë dhe i shëndetshëm.

LEONE

Fati i mirë i dhuruar nga yjet, i kombinuar me kapacitetin tuaj organizativ, do t’ju japë mundësinë për të rritur biznesin dhe të ardhurat. Gjendja është e shkëlqyeshme: ndiheni më të disponueshëm, të hapur dhe tolerantë se kurrë, madje edhe me ata që janë shumë të ndryshëm nga ju. Në lidhje me të tjerët, ju mund të zbuloni një anë imagjinative të karakterit tuaj që ju nuk mendonit se e keni pasur. Thojini PO të rejave.

VIRGJERESHA

Kur kaloni një ditë të qetë, edhe pse jo shumë të gazuar, mbi të gjitha në këto kohë duhet të falënderoni mençurisht. Megjithatë, gjëja nuk ju befason shumë, të dashuruar si jeni me normalitetin, apo me rutinën që ju ofron siguri. Dita e duhur për të kontrolluar llogaritë e shtëpisë dhe për të kryer me sukses punë mirëmbajtjeje në shtëpi dhe në kopsht.

PESHORJA

Kjo ditë është boll komplekse, jo e vështirë; kështu të paktën thekson Hëna në shenjën kundër Mërkurit. Kështu që më mirë të ecni të sigurt: shmangni situatat që sjellin risqe, si në punë edhe në sferë sentimentale. Kushtojini kohë vetes dhe njeriut që doni, por pa lënë mënjanë pushimin dhe relaksin.

AKREPI

Është dita e duhur për të blerë një palë këpucë që garantojnë mirëqenie për këmbët tuaja, natyrisht pa lënë pas dore anën e modës. Bashkëpunim midis kolegëve: as fitues e as humbës, por një grup që punon në harmoni për të njëjtin qëllim. Të qëndrueshëm dhe të lumtur si çift? Kjo pra, është një ditë e mirë për t’ju vardisur njëri-tjetrit dhe për të rizbuluar kënaqësinë e përkëdhelive. Rroftë dashuria!

SHIGJETARI

Fazë shumë e rëndësishme për sferën profesionale: zhvilloni sipërmarrjen, oportunizmin për të garantuar rezultate të favorshme. Shmangni zhurmën e turmës, nëse sot keni nevojë për qetësi. Rigjeni vlerat e brendshme. Përmirësoni cilësinë e marrëdhënies dashurore, duke mbytur frikën e të shprehurit me sinqeritet të emocioneve, nevojave, dobësive.

BRICJAPI

Zemra ka arsye që Arsyeja nuk i njeh. E vështirë sot t’u vësh një emër ndjenjave, emocionet dalin vetë pa arritur që t’i kontrolloni. Ajo që ju sikletos është Hëna lart në qiell, hiqni këmbën nga pedali i frenimit për të shijuar lirnë tuaj. Nuk shkon më mirë puna, me Mërkurin që është armiqësor tek Dashi: pakënaqësia dhe nxitimi për të konkluduar ju shpien drejt gabimeve dhe kritikave.

UJORI

Ditë shumë e mirë ku humori i shkëlqyer duket padron i pakundërshtuar, edhe pse me njerëz të paqetë si ju, nuk i dihet asnjëherë si do të përfundojë. Në frontin e punës, dita nuk mund të nisë më mirë: mund të përmbyllni me sukses nismat që keni nisur. Në marrëdhënien në çift, për të mbytur ankthet duhet pak më shumë ëmbëlsi dhe përkëdheli.

PESHQIT

Pasi keni lënë pas konfliktet, rifitoni qetësi dhe siguri falë Hënës tek Peshorja. Lënaqësi profesinale, takime interesante. Gjithçka shkon për më mirë. Thelbësore është të angazhoheni pa pritur favore apo goditje të fatit! Keni shumë projekte, merrni kohën që ju duhet, pa u përfshirë nga ankthi, që është armiku juaj më i keq. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button