Zodiak Ditor

Parashikimi për ditën e enjte, 14 nëntor 2019, nga astrologu Paolo Fox

DASHI

Ju jeni më të fortë, madje edhe fizikisht, impulsivë dhe të gatshëm për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme mos i shtyni ato. Ju mund të përballeni me çdo gjë. Të favorizuar janë udhëtimet.

DEMI

Ekziston një situatë rritjeje, por kujdes kostot. Nëse keni nevojë për të bërë një blerje të rëndësishme, është më mirë ta shtyni atë për disa javë. Dashuria: ju jeni përsëri në dashuri! Ju mund të gjeni një marrëveshje me personin që ju intereson. Klimë e qetë në çifte.

BINJAKET

Ju jeni më të qetë në dashuri edhe sepse Hëna po prek shenjën tuaj. Megjithatë, kufizoni impulsivitetin. Shmangni largimin e një personi nëse tashmë është pjesë e jetës tuaj. Punë e re ose mbase një transferim për dikë prej jush.

GAFORRJA

E sotmja është ditë premtuese ndërsa në fundjavë Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. E gjithë kjo mund të shpjerë në interesa të reja. Ju jeni gjithashtu mjaft me fat dhe kjo do të ketë një ndikim pozitiv në dashuri. Vështirësitë bien në familje.

LUANI

Këto janë ditë kur mund të lindë një marrëveshje. Deri në fund të muajit, me një angazhim të vogël, një miqësi do të shndërrohet në një dashuri të madhe. Janë javë më të pasionuara, me mundësinë e takimeve të reja dhe mbërritjes së fëmijëve në çifte të reja. Puna: situata përmirësohet, por mbase do të jetë e nevojshme të ndryshoni kursin.

VIRGJERESHA

Deri në këtë mbrëmje do të duhet të jeni të kujdesshëm dhe të keni të bëni me një situatë mjaft të pasigurt. Ndjenjat: kufizoni grindjet. Në këtë të enjte mund të fitoni terren. Dashuria: ka dyshime. Mos i mbani gjërat brenda jush, nëse ka diçka që nuk shkon.

PESHORJA

Disa ndryshime mund të kenë shkaktuar tension dhe pasiguri. Padyshim që po dilni nga një periudhë kaotike. Dashuria: keni nevojë për emocione të reja. Falë Hënës megjithatë mund të rikuperoni një ndjenjë këtë mbrëmje, pasi do të jetë një ditë efektive për kontaktet në punë. Mos u hyni aventurave, gërmoni thellë në marrëdhënie. Ju mund të rizbuloni dashurinë.

AKREPI

Situatë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe dashurinë. Hëna do të jetë edhe më efektive gjatë fundjavës. Ndonjëherë ju shihni gjithçka gri por realiteti është më stimulues sesa mendoni. Një marrëdhënie dashurie mund të rikthehet. Do kuptoheni më mirë me Peshqit, Bricjapit dhe Demin.

SHIGJETARI

Duhet të bëni llogaritë me Hënën në kundërshtim. Ka 48 orë intolerancë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Një mik apo partner mund të mos arrijë të mbajë fjalën. Puna: situata është pak më e mirë, por akoma ndihet nervozizmi. Jepini vetes një shpërqendrim në orët e para të pasdites përndryshe mund të zemëroheni.

BRICJAPI

Ka kaq shumë energji dhe kjo periudhë do të dëshmojë të jetë e kënaqshme, dashuria është pozitive por nga 26 e tutje do të arrijnë kombinimet më të mira. Lexoni gjithçka që është në zemrën tuaj për t’u përgatitur. Nëse jetoni një histori dashurie të ngatërruar, përpiquni të jeni shumë të qartë dhe të drejtë, vetëm kështu do të dilni në krye.

UJORI

Hëna është në pamje të shkëlqyeshme. Ju po rikuperoni pas disa ditëve lodhje. Situatat që lindin në këto momente sjellin avantazhe. Mos reagoni gjithmonë në mënyrë nervoze dhe përpiquni të jeni më pak debatues. Kërkoni brenda vetes tuaj, dimensionin e duhur.

PESHQIT

Po vijnë kënaqësi drejt jush. Në dashuri mund të gjeni qetësinë, por mos harroni se ditët më të mira do të jenë e shtuna dhe e diela. Planifikoni fundjavën tuaj më mirë. Mos u hutoni, sepse pozicioni i Hënës mund t’ju shkaktojë disa probleme në jetën e përditshme. Kujdes me paratë.

 

Leave a Reply

Back to top button