Zodiak MeB

Parashikimi për të enjten tuaj. Horoskopi sot, 4 prill 2019

Dashi

Ka shumë mundësi që sot të jeni shumë të mbyllur dhe do refuzoni edhe t’i dëgjoni këshillat që do iu jepen. Do bëni gabime të njëpasnjëshme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që dita të jetë disi e zymtë. Nuk do jeni dakord me partnerin për disa gjëra dhe kjo mund të trazojë pak marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nga ana tjetër do preferoni të qëndroni me statusin që keni dhe në prani të miqve të mirë. Në punë duhet t’i zbatoni planet me përpikmëri në mënyrë që situata të përmirësohet. Po neglizhuat gjëra keni për të pasur ende vështirësi. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara pasi në një moment apo në një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të bëni ndryshime konkrete dhe duhet të reflektoni disa herë para se të veproni. Mos gaboni që mos vuani më pas. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të ngarkuar me punë, nuk duhet kurrsesi ta lini pas dore partnerin tuaj. Po nuk e dëgjuat këshillën keni për ta humbur atë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do i refuzoni të gjitha ftesat që do ju bëhen. Në punë jepni më të mirën nga vetja që të arrini rezultate edhe më të larta. Mos shpresoni që të tjerët të bëjnë punën tuaj. Sipas Dritare.net, gjendja financiare do jetë goxha e mirë, megjithatë mirë do jetë që çdo shpenzim ta bëni të mirëmenduar. Nuk duhet menduar vetëm për të tashmen.

Binjakët

Mërkuri do ua forcojë goxha intuitën gjatë kësaj dite dhe do e kuptoni menjëherë edhe kur të bëni gabime. Nëse keni një lidhje mos thoni gjëra të pamenduara sepse padashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Nga ana tjetër mundohuni të ruani një komunikim të ngrohtë dhe mos u tregoni kokëfortë. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do arrini dot ta shmangin krijimin e një lidhjeje. Në punë Dielli dhe Hëna do ju mbështesin dhe do arrini të gjeni edhe zgjidhje për problemet që keni pasur. Gjendja e financave do jetë disi e paqëndrueshme, megjithatë nuk duhet të alarmoheni.

Gaforrja

Planetët do i keni miq gjatë kësaj dite dhe ata do ua tregojnë përherë rrugën më të mirë që duhet të ndiqni për të arritur një qëllim. Për u të dashuruarit do ketë vetëm momente të qeta dhe pa më të voglin problem do jetë kjo e sotmja. Bëni gjithë kohës atë që do ndieni dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por vetëm pas një personi do tërhiqeni veçanërisht. Duhet t’ia shprehin atij së më parë ndjenjat. Në punë do keni në dorë disa detyra interesante dhe argëtuese. Do e bëni çdo gjë me qejf e dëshirë të madhe. Me financat do jeni të arsyeshëm dhe të organizuar. Nuk do keni as problemin më të vogël në këtë sektor.

Luani

Dite energjikë dhe e mbushur me emocione të këndshme ka për të qenë kjo e sotmja. Asgjë nuk do ju duket e pamundur dhe nuk do ndaleni. Për ju të dashuruarit do ketë çaste pasionante dhe momente fantastike. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë duhet të mbani larg vetes persona që janë divorcuar për shkak të tradhtive. Ai që e bën njëherë një gabim do e bëjë edhe herë të tjera. Në punë, kushtet nuk do jenë të përkryera, megjithatë ju nuk do dorëzoheni. Do jeni këmbëngulës dhe do arrini të kaloni çdo lloj sfide. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse mund të mbeteni edhe pa para.

Virgjëresha

E sotmja do jetë dita e takimeve të mëdha dhe surprizave të këndshme. Do e keni vetë në dorë nëse do përfitoni mjaftueshëm apo jo. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura, por për fat të keq partneri nuk do mundet t’ua plotësojë dot. Kjo mund të ndezë edhe debate me të. Nëse jeni beqarë nuk ka rrezik të përballeni me zhgënjime vetëm se nuk duhet të nxitoheni dhe të merrni vendime të shpejta. Në punë do mbizotërojë një atmosferë e këndshme dhe do ndiheni të motivuar në çdo moment. Po punuat në grup sigurisht do arrini edhe më tepër. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do fillojë të përmirësohet gjithmonë e më shumë.

Peshorja

Venusi do ju favorizoje mjaft gjatë kësaj dite. Ai do nxitë ide të reja dhe do ju shtojë dëshirën për të bërë gjëra sa më të veçanta. Për ju që keni një lidhje shumica e orëve do jenë të animuara dhe të këndshme. Do përjetoni gjithë kohës emocione dhe nuk do mërziteni për asnjë moment. Ju beqarët do e gjeni shpirtin tuaj binjak më shpejt nga sa e kishit menduar. E gjithë jeta e tyre ka për të ndryshuar rrënjësisht. Në punë mund të acaroheni paksa nga një koleg dhe mund ta humbi ekuilibrin, por një tjetër do ju gjendet pranë dhe do ju mbështesë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do vazhdojnë ende problemet. Nuk do arrini dot të gjeni zgjedhjen më të mirë.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme do bëni të pamundurën për t’i bërë ëndrrat realitet dhe për të ëprjetuar emocione pafund. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift ka për të qenë e mrekullueshme. As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ecnin kështu. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të filloni një lidhje edhe sikur të bëni çdo lloj lëvizjeje. Nuk është dita juaj më me fat. Në punë mund të qëndroni edhe me orare të zgjatura vetëm për ta përmbyllur detyrën që iu është dhënë. Për këtë fakt do merrni edhe shpërblimet e duhura më pas. Buxhetin do e mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që në këtë sektor nuk pritet të keni asnjë lloj problemi.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite duhet të mësoni të përshtateni dhe të pranoni edhe gabimet që keni bërë. Po ecët me mendjemadhësi dhe krenari nuk do keni asnjë përfitim. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do fillojnë shumë mirë, por pas mesditës situata do fillojë të ndryshojë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni që t’i ndreqni ato sa më parë. Ju beqarët do realizoni takimin tuaj të ëndrrave dhe do futeni në një tjetër botë. Në punë mjedisi do jetë goxha i qetë dhe do keni dëshirë të vazhdoni përpara. Nuk do ju mungojë as frymëzimi në disa raste. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi kështu që mos ngurroni të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

Bricjapi

Një fllad shumë i ngrohtë do fryjë sot në jetën tuaj dhe do ua bëjë çdo gjë të duket ndryshe. Keni për të marrë frymë më lirisht. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e mirë se kurrë. Nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të kini njohje të reja pasi vetëm kështu do mund ta gjeni personin e duhur. Në punë duhet të vini pikat mbi “i” për disa gjëra dhe të kërkoni nga shefat atë që ju takon. As mos u druani fare. Financat do mbeten delikate sepse gjithë këto kohë keni kryer shpenzime pa u menduar aspak.

Ujori

Urani do ju bëjë edhe më të fortë gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo lëvizje të mundshme për të mos dalë të humbur. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të shkuar më së miri. Do keni një komunikim dhe një bashkëpunim për t’u adhuruar. Nëse jeni beqarë nuk duhet kurrsesi t’i hidhni sytë nga personat që e kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do lëndoheni, do iu prishni harmoninë edhe të tjerëve. Në planin profesional gjithçka do ju ecë mirë. Do e dini mirë rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ngurroni as të merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar, po bëtë pak kujdes më shumë, gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshqit

Mundohuni të mos përhumbeni gjatë kësaj dite dhe të mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Për ju që keni një lidhje klima do fillojë të ngrohet tej mase. Do dashuroheni me ëmbëlsi së bashku me partnerin dhe do ja shprehni më shumë ndjenjat njëri-tjetrit. Ju beqarët do merrni ftesa, por nuk do ndiheni të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Në punë ka ardhur koha të pozicionoheni dhe të mbani një qëndrim për gjithçka. Mos u ndikoni nga kolegët, por bëni atë që do ju duket juve më e arsyeshme. Të ardhurat do jenë goxha më të qëndrueshme se më parë, megjithatë mirë është që para çdo shpenzimi të bëni një bilanc të gjendjes. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button