Horizonti.al

Park Chung Hee, lufta e diktatorit korean ndaj shfaqjeve të huaja

Screen Shot 2015-09-10 at 09.24.17

Gjatë viteve ‘60 dhe ’70 të shekullit XX-të, përdorimi i marijuanës ishte diçka e zakonshme dhe cilësohej si e pa vënë re në Korenë e Jugut, ndonëse për të sot ka një tabu të fortë. Kjo filloi të ndryshojë gjatë regjimit të diktatorit Park Chung Hee.

Park kundërshtoi ndikimin e lëvizjes kundërkulturore amerikane, të cilën e shihte si dekadente dhe një kërcënim për sundimin e tij. Gjatë një vizite në Ministrinë e Drejtësisë, në vitin 1976, Park e theksoi qartazi:”Në këtë moment të rëndë, që do të zgjidhë çështjen për jetë a vdekje në një përballje ballore me Partinë Komuniste, pirja e duhanit dhe marijuanës nga ana e të rinjve, është diçka që do të sjellë shkatërrim në vendin tonë. Ju duhet ta zhdukni me rrënjë këtë dukuri dhe aktivitete të ngjashme, duke zbatuar ndëshkimet më maksimale që parashikon ligji

aktual“.

Park donte të vendoste autoritetin e tij, mbi një kulturë gjithnjë e më të trazuar të të rinjve, ndikuar nga lëvizja e hipive amerikanë dhe rock & roll-i. Ai shënjestroi në veçanti muzikën, që kishte ndikime amerikane. Gjatë një operacioni masiv kundër drogës në vitin 1975, shumë muzikantë të rinj që kundërshtuan ligjet e reja kundër drogës u arrestuan, ndërsa këngët e tyre u vendosën në listën e zezë, për të mos u transmetuar në publik, apo u censuruan rëndë.

Në kuadër të asaj mësymjeje, muzika koreane u bë më pak e mprehtë, dhe me shumë e orientuar nga rryma pop, një ndikim që vazhdon sot e kësaj dite. Një objektiv i dukshëm asokohe ishte rokeri Shin Joong-Hyun, i cili kishte refuzuar të shkruante këngë që lavdëronin diktatorin. Ai u torturua, e mbyll në një spital psikiatrik, dhe iu paraqit publikut si një i çmendur, për shkak të varësisë ndaj drogës.

Park Chung Hee, u angazhua ndërkaq edhe në një fushatë për të çrrënjosur prirjet kulturore, të cilat ai i cilësonte dekadente. Ai miratoi Ligjin për Kundravajtjet e Vogla, që e bëri të paligjshme për gratë të vishnin funde më të shkurtra sesa një gjatësi e caktuar, apo që burrat të mbanin flokë të gjata. Kjo shkaktoi aksione spektakolare të policisë, që në përpjekje për të zbatuar masat e miratuara nga qeveria, ngacmonte vajzat e reja në rrugë, ndërsa  djemtë e rinj poshtëroheshin duke u qethur dhe rruar në rrugë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button