MAIN

Pasaportat e vaksinave duhen, por nuk është ky momenti i duhur

Nga Ranvir S. Nayar

Komisioni Evropian njoftoi të martën se ka lëshuar në internet një platformë të unifikuar, që do t’i lejojë shtetet anëtare të lëshojnë një certifikatë të përbashkët shëndetësore. Ideja është pasja e një sistem të përbashkët për verifikimin e statusit të banorëve të BE-së në raport me sëmundjen e koronavirus (COVID-19).

Aty do të përfshihet një përditësim i statusit të vaksinimit, një test i fundit negativ apo një provë e shërimit nga virusi. Këto të dhënat do të paraqiten nga të gjithë ata do të kalojnë kufijtë brenda bllokut,dhe do të ndihmojnë për t’i bërë udhëtimet më të sigurta.

Komisioni tha se 7 vende i ishin bashkuar tashmë platformës, dhe mund të fillonin menjëherëlëshimin e të ashtuquajturave “pasaportat e vaksinave”. Deri tani 10 nga 27 vendetanëtare të BE-së, kanë rënë dakord që t’i bashkohen skemës, e cila pritet të jetë plotësisht efektive nga data 1 korrik, pikërisht në kohë për fillimin e sezonit të pushimeve verore, ndërsa vendet anëtare të BE-së po përpiqen që të ringjallin industritë e tyre të turizmit, tëgoditura rëndë nga pandemia.

Një pjesë e vendeve të tjera jashtë Bashkimi Evropian, sidomos Britania e Madhe dhe një pjesë e SHBA-së, kanë luajtur me idenë e lëshimit të pasaportave të vaksinave, për t’i lejuar njerëzit të kalojnë kufijtë dhe madje të udhëtojnë brenda një vendi, si dhe për të përfituar nga shërbime të caktuara apo për të hyrë në disa institucione.

Diskutimi mbi pasaportat e vaksinave ka nisur prej disa muajsh. Por tani po bëhet mëserioz, si në rastin e BE-së, pasi programet e vaksinimit në disa vende kanë përparuar në një fazë ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka marrë të paktën një dozë nga vaksinat antiCovid.

Sidoqoftë, koncepti në vetvete është i gabuar dhe i rrezikshëm, pasi krijon ose më saktë e thellon pabarazinë me të cilën janë duke u përballur njerëzit në një pjesë të madhe të vendeve të botës në aspektin e menaxhimit të pandemisë dhe pasojave të saj.

Ka shumë kundërshtime mbi lëshimin dhe përdorimin e këtyre pasaportave ose certifikatavedixhitale. Që muajin shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh kundër përdorimit të tyre për disa arsye. OBSH theksoi se qeveritë nuk duhet të vendosin kriterin e provës vaksinimit ndaj Covid-19 për udhëtime ndërkombëtare, duke përmendur të panjohurat e mëdha në lidhje me efikasitetin e vaksinimit në zvogëlimin e transmetimit të virusit.

Meqë nuk dihet ende plotësisht nëse një person i vaksinuar mund ose nuk mund tatransmetojë virusin, lejimi i udhëtimit lirshëm të atyre që janë vaksinuar është një veprim i rrezikshëm. Ky duhet të jetë një nga shqetësimet më të mëdha të qeverive dhe sektorëve të kujdesit shëndetësor, të cilat janë përsëritur vazhdimisht nga valët e njëpasnjëshme të pandemisë, secila më e madhe se sa e fundit, dhe secila kap në befasi qeveritë, njerëzit dhe sistemet shëndetësore.

Sfida tjetër dhe shumë më serioze, është se pasaportat e vaksinave injorojnë jo vetëm pabarazinë e madhe qasjen ndaj vaksinave që ekziston tashmë në botë, por ato madje mund të vazhdojnë ta rrisin ndjeshëm atë.

OBSH, si dhe dhjetëra organizata joqeveritare, kanë ngritur alarmin se sa shumë epabarabartë ka qenë deri më tani qasja tek vaksina,pasi disa vende të pasura dhe të zhvilluara kanë përvetësuar pjesën më të madhe të tregut, duke lënë vendet e varfra të presin në radhë të gjata për të marrë dozat e tyre.

Megjithëse OBSH-ja ka bashkëpunuar me disa vende për të filluar një program vaksinimi për vendet më të varfra, ai po ecën shumë ngadaltë dhe nuk ka shumë fonde. Për pasojë, ndërsa SHBA-ja, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre, shumë vende të tjera sapo kanë filluar programet e tyre të vaksinimit.

Për më tepër, shumica e kombeve të pasura, veçanërisht Mbretëria e Bashkuar, po diskutojnë tashmë t’u japin çdo vit qytetarët e tyre doza përforcuese, derisa të ketë qartësi mbi efikasitetin afatgjatë të vaksinave. Kjo do të përkthehet në mungesa të vaksinave për të paktën edhe disa vjet, derisa të krijohet kapaciteti i duhur prodhues për të përballuar kërkesën globale.

Kjo do të godiste sërish vendet e varfra, duke i mbajtur atoprivuara për shumë më gjatënga vaksinat jetë-shpëtuese. OBSH ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për këtë çështje, duke thënë se në funksion të disponueshmërisë së kufizuar të vaksinave, vaksinimi preferencial i udhëtarëve mund të rezultojë në furnizime jo të duhura për popullatat prioritare të konsideruara si më të rrezikuara nga forma e rëndë e Covid-19.

Ndërkohë ka pasur lëvizje nga disa vende dhe agjentë udhëtimesh për të zbatuar skemat e turizmit të vaksinave, ku njerëzit e pasur nga një vend që ka një mungesë vaksinash, si India apo ndonjë vend tjetër në zhvillim, udhëtojnë diku tjetër me qëllimin e vetëm vaksinimin.

Ndërsa pabarazia e vaksinave do të reduktohet me kalimin e kohës, të paktën teorikisht,pasaportat e vaksinave janë natyrshëm diskriminuese ndaj grupeve të caktuara të njerëzve, gjendja mjekësore e të cilëve nuk i lejon ata të vaksinohen.

Meqenëse vaksinat janë të reja dhe fokusi i shkencëtarëve ka qenë deri tani tek prodhimi idozave për masat – dhe me të drejtë -nuk janë studiuar ende masat për t’i modifikuar vaksinat apo për ti testuar dhe përdorur ato tek njerëzit me disa sëmundje të rralla.

Në këtë rast, nëse të gjitha vendet miratojnë pasaportat e vaksinave, ato do ti përjashtojnë këta njerëz për një kohë të gjatë, edhe pse ato nuk janë kundër vaksinimit.

Në fund të fundit, mund të vijë një kohë kur të gjitha vendet bien dakord për një dokument të përbashkët për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare, siç është rasti me vaksinimin kundëretheve të verdha, është i nevojshëm për njerëzit që udhëtojnë një ose disa vende tropikale.

Por kjo kohë nuk është tani, kur më shumë se 75 për qind e botës po pret ende të vaksinohet, kur nuk ka ilaçe të konfirmuara si të përshtatshme për trajtimin e Covid-19, dhe kur pandemia po vijon të përhapet masivisht në shumë pjesë të botës.

Back to top button