Analiza

Pasardhës të Osamës, jetimë të Sadamit. Ja të gjithë njerëzit e Kalifit

Kjo shpjegon përse Abu Bakr al Bagdadi – në formë apo i plagosur qoftë – mund të ecë përpara me planin. Nëse bie dikush, një muxhahedin është menjëherë gati t’i zërë vendin. Në këta muaj, Kalifi ka parë të vdesin shumë prej njerëzve të tij, si i famshmi Turkmeni, një oficer sadamist, apo dy ditë më parë më pak i njohuri Abu Sajaf, kontabilisti

Guido Olimpio

Screen Shot 2015-05-18 at 2.49.00 PM

Rregulli numër një për ISIS është që të shkohet përtej udhëheqësve. Lëvizja duhet t’i mbijetojë vdekjes së mundshme të emirëve dhe kuadrove. Eshtë objektivi i Shtetit Islamik, një realitet ku kanë ardhur e janë pjekur trashëgimtarët e al Zarkavit, adhuriesit e Osama bin Ladenit, nostalgjikët e Sadam HUseinit të rikonvertuar në xhihadistë. Ose më saktë, të gjithë jetimët e etërve të tyre politikë. Kështu, kush ka ndihmuar Kalifin që të ngrejë në këmbë organizatën, ka menduar për një strukturë horizontale, të përhapur dhe të fshehtë. Sipas Der Spiegel, ai që e ka përgatitur është Haxhi Bakr, ish agjent i shërbimit të fshehtë baathist. Pra, përgjegjës me një farë autonomie, drejtues ushtarakë fleksibël dhe buxhetet për të përballuar në nivel lokal “guvernatoratet”. Më tej Këshilli, organizmat e vegjël dhe krerët e departamenteve. Të gjithë bashkë i mban betimi, bajati. Në Mosul, ashtu si në Barka, në Nigeri ashtu si në Afganistan, pika gjeografike ku veprojnë anëtarët e ISIS.

Kjo shpjegon përse Abu Bakr al Bagdadi – në formë apo i plagosur qoftë – mund të ecë përpara me planin. Nëse bie dikush, një muxhahedin është menjëherë gati t’i zërë vendin. Në këta muaj, Kalifi ka parë të vdesin shumë prej njerëzve të tij, si i famshmi Turkmeni, një oficer sadamist, apo dy ditë më parë më pak i njohuri Abu Sajaf, kontabilisti. Makina e luftës ka vuajtur, i është dashur të pranojë humbjen në disa fronte, por më pas është rinisur në fronte të tjerë. Ramadi është prova.

Udhëheqja është e mbrojtur nga një zonë gri, një perde, për të mos u dhënë shumë avantazhe kundërshtarëve të shumtë. Thuhet se në rast se vdes al Bagdadi, komanda i kalon Abu Alaa Al Afri, turkmeni që kombinon përvojën islamike, karizmën dhe dhuntitë ushtarake. Nuk është i vetmi. Ekspertët përmendin emrat e dy veteranëve: ish kaedisti Abdullah Alani, 51 vjec, i cili ka përvojën e dhjetë viteve konflikt dhe Younis Al Mashdani, 55 vjec, me të kaluar fetare, i rritur në një familje që e ka prejardhjen nga Profeti. Konsiderohen të rëndësishëm disa militantë shumë pranë Kalifit. Sauditi Badr Al Shaalan, Turki Al Belani dhe dy irakenë, Osman al Nazeh dhe Abu Ali Al Anbari. Ky i fundit është një personazh: i lindur në rajonin e Ninives, ka milituar në ushtrinë e Raisit, konsiderohet strateg dhe shpesh herë quhet si numri dy.

Krahu ushtarak është i mbushur me elementë të sprovuar në shumë beteja. Abu Suleiman Al Naser është një tjetër i dalë nga kampi i të burgosurve Camp Bucca, një lloj universiteti i frekuentuar nga të gjithë eksponentët e tjerë të ISIS-it. Aktualisht ka një rol të mbikëqyrësit të të gjithë operacioneve, një ministër lufte. Ka zënë vendin e Abu Aiman Al Irakit, i eleminuar nga një sulm nga ajri. Më pas, tre figura legjendare për kryengritësit: Abu Omar Al Shishani, Abu Uahib dhe Abu Ather Al Absi. I pari është një ish ushtar gjeorgjian që ka zbarkuar në konfliktin e Lindjes së Mesme. Kur gjërat ndërlikohen, e thërrasin bashkë me luftëtarët e tij të Kaukazit. “Cecenët”. Ka koordinuar disa sulme në disa baza të mbrojtura mirë, duke shkaktuar një lloj habie mbi taktikat tejet të kushtueshme sa i përket humbjeve. Abu Uahib është një rebel i larguar dhe më pas i bërë “oficer”, protagonist i përplasjeve në Anbar, mbretëria irakene e Shtetit Islamik.

Al Absi, një pikë referimi për shumë prej rekrutëve europianë, është vendosour në rajonin e Alepos, aty ku është njeriu i besuar i Kalifit.

Misionet speciale i ka Tareq Al Harzi. Tunizian, ai ka organizuar rrjetin që duhet të furnizojë atentatorët vetëvrasës, ata që janë vërtetë “mish për top”. Në fillim i kanë përdorur për sulme në Bagdad dhe në qytete të tjerë, më pas i kanë shndërruar në armë me telekomandim kundër ndërtesave qeveritare. Teknikë efikase, bashkë me mjete-bombë monstruozë, të mbushur me disa tonë eksploziv.

Në fund, zëri. Abu Mohammed Al Adnani, sirian 38 vjecar, është zëdhënësi i Shtetit Islamik. E kaluara e tij është e ngjashme me atë të disa të tjerëve. I kapur, mbeti në burg deri në 2010, e më pas u kthye tek xhihadi. Duke filluar nga vera e vitit 2014 ka shpërndarë disa mesazhe përmes internetit, duke ftuar xhihadistët e vetmuar që të godasin në brendësi të vendeve perëndimore. SHBA janë përgjigjur duke vendosur një shpërblim 5 milionë dollarë për kokën e tij. Shpresojnë që dikush të flasë, për ta bërë atë të heshtë një herë e mirë.

Corriere della Sera-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button