Udhetim & Turizem

Peizazhi magjik i liqenit të Farkës

TIRANË, 12 maj/ATSH/ – Shumë pranë kryeqytetit, Parku i liqenit të Farkës po kthehet në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore.

Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe për trashëgiminë natyrore. Pjesë e kësaj trashëgimie janë objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate të veçanta, të rralla dhe unikale, relike, lloje endemike apo në rrezik për t’u zhdukur.

Bashkia e Tiranës ka rritur vëmendjen e saj për zonat rurale të ish-komunave duke i shtrirë investimet në të gjithë sektorët si: infrastrukturë, gjelbërim etj. Zhdukja e dallimeve qendër-periferi, luan rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm.

Sakaq, në këtë zonë janë mbjellë 10 957 pemë, ndërsa bashkia e Tiranës ka bërë të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se për gjallërimin e jetës artistiko-kulturore janë organizuar me dhjetëra aktivitete të ndryshme sportive. Kohët e fundit kjo zonë është vizituar nga 20 mijë turistë.

Nëse dëshironi të largoheni nga rutina e ditës dhe nëse kërkoni të kaloni disa orë të qeta në ajër të pastër dhe larg zhurmave të qytetit, Parku i Liqenit të Farkës është zgjedhja e duhur! / Burimi: ata.gov.al

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1297064360427866/?t=0

Leave a Reply

Back to top button