Analiza

Pengesa drejt një luftë më të gjerë kundër terrorizmit

Screen Shot 2015-05-04 at 2.05.19 PM“New York Times”

Nuk duhet të shihet si befasi, fakti që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të koalicionit, po diskutojnë mbi mundësinë e zgjerimit të luftës kundër Shtetit Islamik, përtej kufijve të Irakut dhe Sirisë. Konfliktet e zgjeruara, janë bërë thuajse të zakonshme gjatë viteve të fundit, ndërsa kjo ka edhe nën një vetëdije të vogël të opinonit publik apo mungese debati.

Lufta “kundër terrorizmit” e presidentit Xhorxh W. Bush filloi në Afganistan, pastaj u zhvendos në Irak dhe gjetkë. Katërmbëdhjetë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit, presidenti Obama ende po dislokon trupat dhe armët amerikane, për të luftuar Al Kaedën dhe ekstremistët e tjerë në pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Pakistanin.

Lufta kundër ISIS-it, është përqëndruar kryesisht në Irak dhe Siri, ku Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha dhe u imponuar fort. Por sipas një raporti të “The Times”, disa anëtarë rajonalë të koalicionit anti-ISIS prej më shumë se 60 vendesh, po ushtrojnë tashmë presion ndaj administrates amerikane, për t’iu kundërvënë edhe ndaj grupeve të tjera terroriste, që e kanë shpallur veten si “krahina” të Shtetit Islamik.

Në teori, kjo mund të përfshijë Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin në Libi, ku ISIS-i ka dërguar një numër të vogël të luftëtarësh, për të ndihmuar në organizimin e militantëve. Kjo gjithashtu mund të thotë të luftohet kundër Ansar Beit al-Makdis, një grup terrorist i mbështetur nga ISIS-i në Gadishullin e Sinait, dhe që shqetëson jo pak autoritetet egjiptiane.

Zyrtarët e inteligjencës, vlerësojnë se ISIS-i mund të ketë më shumë se 31.500 luftëtarë në Siri dhe Irak;të paktën qindra ekstremistë të tjerë në Jordani, Liban, Arabinë Saudite dhe vende të tjera, që kanë bërë edhe premtime më pak formale të mbështetjes ndaj ISIS-i. Është thelbësore, që zgjerimi i mëtejshëm i fushatës kundër ISIS-it dhe grupeve të tjera militante, të debatohet në mënyrë rigoroze dhe të hapur nga Uashingtoni dhe partnerët e tij të koalicionit.

Ndërkohë, është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme të supozohet se “bashkëpunëtorët”, duke premtuar mbështetje ndaj ISIS-it janë të kontrolluar prej këtij të fundit, dhe ndajnë burimet apo mund të kopjojnë aftësitë e pamëshirshme të Shtetit Islamik. Shumë prej tyre s’mund ta bëjnë këtë, dhe koalicioni do të bëjë një gabim të madh, në rast se i trajton të gjitha grupet fraksioniste, sikur bartin të njëjtin lloj kërcënimi.

Në çdo rast, problemi është shumë më i komplikuar sesa thjesht duke shkuar pas ISIS-it dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ka shumë kërcënime të vjetra dhe destabilizuese në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qëndrore, duke përfshirë jo vetëm ekstremistët (disa aleatë me ISIS, shumë prej tyre jo), por edhe konfliktet kokëforta sektare, të cilat zhvillohen prej një kohe të gjatë edhe në disa shtete të dështuara, si Jemeni dhe Libia, që gjenden pranë një kolapsi tërësor të autoritetit qeveritar dhe rendit civil.

Kjo e bën shumë më të vështirë, gjetjen e një strategjie koherente dhe efektive – apo me gjasë strategjive – për t’u marrë me këto sfida. Çfarë mbetet haptazi e qartë, është se ndërsa Amerika mund dhe duhet të luajë një rol udhëheqës, përgjegjësia kryesore për përballjen me grupet ekstremiste dhe dhënien fund të luftërave sektare, qëndron tek vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite e Iranin.

Kjo do të kërkojë nga këta të fundit, të lënë mënjanë armiqësitë, të bashkëpunojnë dhe marrin pjesë masivisht në luftë. Ajo do të kërkojë ndërkaq për shumë prej tyre, të ndërmarrin reforma të brendshme, ku ideologjia radikale dhe qeverisja represive ushqejnë ekstremizmin. Një zyrtar i Pentagonit. ka hedhur poshtë mundësinë e një lufte të zgjeruar.

Por fakti që kjo çështje është në diskutim, duhet të jetë diçka më shumë, sesa zgjimi i interesit për një publik që është gjithnjë e më tepër i lodhur nga lufta. Përhapja e ekstremizmit, do të jetë fokusi i disa takimeve në disa muajt e ardhshëm, duke përfshirë edhe samitin e liderëve arabë, të thirrur nga Presidenti Obama për këtë muaj, si dhe një takim të komandantëve ushtarakë të koalicionit, që do të thirret nga Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara.

Në disa mënyra, zoti Obama ka kërkuar të kufizojë rolin amerikan në luftën kundër ISIS-it, duke përjashtuar trupat tokësore, dhe më së pari kufizuar përfshirjen ushtarake në Irak në sulmet ajrore dhe ruajtjen e një pranie të dobët në terren, vetëm sa për të siguruar punën  e shërbimit sekret, dhe për të ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e njësiteve ushtarake të Irakut.

Por prej atëherë, ai e ka rritur praninë e trupave në Irak dhe shtuar sulmet ajrore në Siri. Ai ndërkaq kohët e fundit, i kërkoi Kongresit të miratojë një ligj që do t’i japë atij dhe pasardhësit, atë që duket të jetë një mandat i hapur për luftë kundër ISIS-it dhe ”personave apo forcave të lidhura me të”.

Prej një kohë e gjatë, Kongresi nuk ka patur rastin të vendosë parametra të prerë, në mënyrë që Amerika të mos zhytet verbërisht në një tjetër batak. Mjerisht, edhe pse administrata parashikon një angazhim më të gjerë, Kongresi mbetet i paaftë apo jo i gatshëm për t’u përballur me këtë çështje.

Leave a Reply

Back to top button