AnalizaMAIN

Për dështimin me vaksinat BE po fajëson të gjithë, përveç vetes

Nga Joanna Rossiter

Diçka ka shkuar keq me menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid nga Bashkimi Evropian. E megjithatë, në reagimin e tij përballe këtij dështimi, Brukseli duket i vendosur të fajësojë çdokënd që mundet, përveç vetes, për atë që ka ndodhur.

“Kompanitë duhet të dorëzojnë dozat që kemi porositur”- tha presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Lejen, teksa njoftoi fillimin e një “mekanizmi të transparencës së eksportit të vaksinave”. Në realitet, ky plan që synon t’i detyrojë kompanitë që t`a njoftojnë komisionin kur vaksinat largohen nga BE ( për shembull në Britani), është një përpjekje për të ushtruar presion mbi kompanitë farmaceutike që kanë në dorë mënyrën e vetme për të dalë nga situata ku gjendemi të gjithë.

Për të krijuar një frazë të preferuar nga Brexit, deklarata e von der Leyen duket më tepër sikur ka tortën e saj dhe e ha atë. Si mundet që BE-ja nga njëra anë të pretendojë se po vepron në mënyrë altruiste për “të mirën e përbashkët globale”, dhe pastaj të njoftojë se do të përpiqet të lidhë ata që eksportojnë vaksina krejtësisht ligjore, të paguara nga BE-ja me burokraci të panevojshme? Ishte një lëndë master në retorikën e Potemkin.

Por kur Von der Lejen u thotë kompanive farmaceutike se “duhet të respektojnë detyrimet e tyre”, ajo harron të përmendë rolin që ka luajtur vetë BE-ja në procesin e blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave. Është e vërtetë:AstraZeneca ka pasi disa probleme me rendimentin e prodhimit të vaksinave të sajnë fabrikat evropiane.

Por, sipas drejtuesit ekzekutiv të saj, Paskal Sorio, edhe furnizimet me vaksinave diku tjetër, përfshirë Australinë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, janë shoqëruar me probleme të ngjashme me rendimentin e ulët të prodhimit. Dallimi, të cilin Von der Lejen nuk e përmend, është se vendet e tjera nënshkruan më herët kontrata me AstraZeneca.

Dhe kjo e fundit do të thotë që kompania farmaceutike ka pasur më shumë kohë për të adresuar çështjet e furnizimit për këto vende. “Kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua 3muaj para kontratës së BE-së, ndaj ne kemi pasur 3 muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kemi përjetuar”-tha Sorio në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”.

Atëherë, Von der Lejen po tregohet e pasinqertë kur sugjeron se vonesat janë përgjegjësi vetëm e kompanisë. Dhe për sa i përket pretendimit të saj se BE ka “investuar miliarda” për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave të para anti-Covid në botë, ajo sërish mund të jetë duke e zmadhuar rolin e BE-së.

Vështirë se BE ka qenë e vetme në dhënien e fondeve për vaksinat, dhe veprimet e saj nuk ishin dhe aq altruiste sa synon të sugjerojë Von der Lejen. Ashtu si shumë vende të zhvilluara, BE firmosi marrëveshje porosie, në këmbim të një numri të caktuar dozash, nëse vaksina do të rezultonte e suksesshme.

Ky investim ndihmoi si Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer që të nxirrnin në treg vaksinat e tyre. BE-ja e pranon vetë këtë gjënë një njoftim për shtyp të nëntorit të vitit të shkuar, ku shpjegon se fondet e dhëna për farmaceutikën “do të konsiderohen si një parapagim për vaksinat që do të blihen në të vërtetë nga vendet anëtare”.

Pastaj, ekziston edhe premtimi i unionit për dhënien e 500 milion eurove për COVAX- nismën globale që ka marrë përsipër sigurimin e furnizimeve kolektive të vaksinave për vendet me të ardhura më të ulëta, të cilët mund të mos jenë dot në gjendje të sigurojnë të tyret.

Për t`a vendosur në kontekst këtë donacion, Britania – një vend me një popullsi pak më shumë se 1/10 e asaj të BE-së – ka premtuar 548 milion paund nga buxheti i saj i ndihmës. Është e sigurt të thuhet se paratë e dhëna nga buxheti i BE-së, janë shumë më pak sesa të dhënat që jep Von der Lejen në deklaratën e saj.

Si për t`i përkeqësuar gjërat më tej, projektligji që njoftoi të martën Von der Lejen është në rastin më të mirë afatshkurtër dhe në rastin më të keq dashakeq. Një përpjekje e tillë që synon të kontrollojë eksportet e vaksinave, mbi të cilat ishte rënë dakord muaj më parë, tregon sesa jashtë realitetit është BE-ja.

Nëse BE-ja e ka seriozisht në lidhje me kërcënimet e saj të forta, ajo duhet të përballet me problemet diplomatike që do të shkaktojë pashmangshmërisht kjo qasje. Marrëdhëniet Britani-BE janë tashmë të acaruara pas Brexit. Shtoji kësaj distancën në rritje midis qëndrimit të saj dhe Londrës ndaj Kinës, apo zënkës së vogël diplomatike mbi privilegjet e dhëna ambasadorit të ri të BE-së, është e lehtë të imagjinohet që marrëdhëniet do të vazhdojnë të degradojnë.

Dhe nëse BE do të ngadalësonte eksportet e vaksinave, Britania e Madhe nuk do të ishte e vetme në dënimin e kësaj sjellje. Ka edhe shumë vende të tjera që nuk do t’i përtypnin lehtëndërhyrje të tilla drakoniane. 3.8 milion doza të vaksinës AstraZeneca pritet të transportohen në Australi, para se vendi të fillojë të prodhojë 50 milion të tjera në vend.

A do të synojë  BE qët’i pengojë edhe ato, sidomos kur në lojë janë bisedimet mbi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, me vlerë 30 miliardë euro? Përkundër përpjekjeve të saj për të argumentuar të kundërtën, strategjia kolektive e BE-së me vaksinat ka dështuar.

Por tani, në vend se të merret me zgjidhjen e problemit që ka përpara, Von der Lejen duket se e ka bërë si mision të sajin kryesor ngadalësimin e procesit,në mënyrë që t`u japëmundësi vendeve fqinje që të pajisen me dozat që kanë porositur më herët, në një përpjekje për të krijuar në dukje një lloj barazie në qasjen ndaj vaksinave.

Në qoftë se ajo nuk është e përgatitur të ndalë plotësisht furnizimet, është e vështirë të shihet se çfarë mund të arrijë një politikë e tillë. Cila kompani farmaceutike do të dëshirojë të hapë degët saj në Evropë, kur sheh se kjo është mënyra se si sillet BE-ja me to? Von Der Lejen mund të ndjekë politikën e saj të hedhjes së fajit tek të tjerët, por qytetarët e BE-së do të jenë ende pa vaksinat e tyre, dhe pozita diplomatike e Evropës do të pësojë një goditje fatale. / “The Spectator” – Bota.al

Back to top button