Kinema & TV

Për shkak të “Sex and the city”, zgjodha të mos bëj fëmijë

Kim Cattrall kohët e fundit ka qenë subjekt i kritikave për faktin se ka vendosur të mos marrë pjesë në një film të tretë të Sekti dhe Qyteti, por ajo tashmë e ka luajtur këtë rol në dy filma, si dhe në shtatë sezone më herët. Tani ajo po zbulon se përkushtimi i saj për serialin, e ka shtyrë që të marrë një vendim të madh jetësor. Ajo thotë se e ka vënë personazhin e Samantha Jones në plan të parë dhe ka lënë krijimin e një familje me burrin e saj të atëhershëm, Mark Levinson, në plan të dytë.

Në një shfaqje në “Life Stories” të Piers Morgan ditën e hënë, aktorja 61-vjeçare diskutoi vendimin e saj për të braktisur trajtimet e IVF, në favor të ditëve të xhirimeve, që ishin tejet impenjuese. Sipas “People”, ajo tha: “Mendova me vete: “Uau, kam ditë 19-orëshe në këtë seri …  Mëngjesi im të hënave fillonte në orën 4:45 dhe vazhdonte deri në 1 ose 2 të mëngjesit. Si mund të vazhdoja ta bëja këtë, sidomos kur sapo kisha hyrë në të dyzetat?”

Pikërisht atëherë, kur luante të famshmen Samantha, Cattrall vendosi që ndoshta nuk do të kishte kurrë fëmijë, nëse nuk do e provonte në atë moment të jetës. “Mendova: Nuk besoj se do të ndodhë”, tha ajo. “Ishte momenti i parë – ishte një moment i jashtëzakonshëm i jetës time – kur i thashë vetes që ndoshta nuk do të kisha kurrë fëmijë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button