Psikologji

Për të kultivuar inteligjencën, duhet t’u përkushtoheni këtyre hobeve

Screen Shot 2015-09-04 at 9.49.28 AM

LEXIMI. Nuk ka rëndësi se çfarë po lexoni, e rëndësishme është të mos e humbni këtë zakon të shëndetshëm. Leximi i librave dhe gazetave është një prej armëve më të mira për të mbajtur aktiv trurin, si dhe për të forcuar aftësitë e intelektit. Në fakt kur lexoni, përveçse reduktoni shumë stresin e përditshëm, ju zhvilloni dhe imagjinatën dhe mësoni të kuptoni në mënyrë komplekse dhe të strukturuar, një seri gjërash, të cilat mund të kthehen e të jenë të dobishme në punë, apo në marrëdhëniet me të tjerët. Rezultati? Duke lexuar përmirësohen të tre llojet e inteligjencës: fluide (zgjidhja e problemeve), e kristalizuar (aftësia për të përdorur dijet dhe përvojat e pranishme tashmë në kujtesë) dhe sociale (aftësia për të krijuar lidhje dhe për të qenë të pajtueshëm shoqërisht).

Screen Shot 2015-09-04 at 9.54.38 AM

INSTRUMENTAT MUZIKORE. Studime të ndryshëm kanë konfirmuar se t’i biesh një instrumenti muzikor, stimulon trurin dhe i lejon atij të prodhojë lidhje të reja mes neuroneve. Praktikimi i këtij aktiviteti forcon forcon veçanërisht zonën e ngurtë, ose më saktë pjesën e fibrave që lidhin dy hemisferat. Kur i bie një instrumenti, ushtrohen kujtesa, krijueshmëria, aftësitë motorike dhe analitike: pra muzika është një kurë e vërtetë për inteligjencën tonë.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.57.30 AM

USHTRIMI I MENDJES. Kur formon një gjëzë apo kur vret mendjen për të zgjidhur atë Sudokun shumë të vështirë, nuk je duke humbur kohë të vyer, përkundrazi. Ushtrimi i trurit me këto lloje lojërash është i barabartë me pjesëmarrjen në seanca intensive gjimnastike. Efekti kryesor pozitiv i kësaj gjimnastike të trurit është zhvillimi i neuroplasticitetit, aftësia e sistemit nervor për të modifikuar intensitetin e sinapseve, prodhuar të reja dhe eleminuar të tjera. Niveleve më të lartë të neuroplasticitetit i korrespondon një aftësi më e mirë për të kuptuar, si dhe një mundësi më e vogël për të ndeshur në probleme depresioni dhe ankthi.

Screen Shot 2015-09-04 at 9.59.49 AM

MESIMI I NJE GJUHE TE RE. Të folurit e dy apo më shumë gjuhëve, i lejon trurit që të qëndrojë elastik, duke zhvilluar aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe arsyetimit krijues. Por mbi të gjitha, mësimi i një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, vonon procesin e rënies së neuroneve: me fjalë të tjera, truri qëndron “i ri” për një kohë më të gjatë dhe mëson ta shohë botën nga pikëvështrime të pazakonte.

Screen Shot 2015-09-04 at 10.02.43 AM

USHTRIMET FIZIKE. Dihet tashmë: të merresh me sport, ke efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetëm nëse ushtrimet fizike bëhen në mënyrë konstante dhe jo sporadike. Në fakt është vërtetuar se përsëritja e seancave të lëvizjes rrit sasinë e neurotrofinës BDNF të pranishme në tru, më saktësisht në hipokampus. Kjo substancë është një proteinë thelbësore për jetën e disa neuroneve të sistemit nervor qendror dhe periferik, e cila ka meritën e përcaktimit të rritjes dhe diferencimit të neuroneve dhe sinapseve të reja. Nga ky efekt përfiton mbi të gjitha kujtesa jetëgjatë dhe aftësia e të kuptuarit dhe elaborimit të dijeve.

Screen Shot 2015-09-04 at 10.05.39 AM

MEDITIMI. Nga një studim i kryer nga profesori amerikan i psikologjisë dhe psikiatrisë, Richard Davidson, mbi aktivitetin e ndryshëm të trurit tek Dalai Lamat dhe disa murgj budistë, u zbulua se meditimi zhvillon disa funksione potencialë të trurit, që përndryshe do të mbeteshin të papërdorur. Në mënyrë të veçantë, përqëndrimi që arrihet duke medituar lejon kontrollin e disa gjendjeve shpirtërore si dhe zgjedhjen se cilët të përdorësh në një moment të caktuar, duke i dhënë atyre që praktikojnë këtë disiplinë, një vetëkontroll më të fortë mbi mendimet dhe emocionet.

Screen Shot 2015-09-04 at 10.12.05 AM

ZHVILLIMI I KUJTESES KUMULATIVE. Jeni mësuar të bëni gjërat në momentin e fundit, në shkollë apo në punë? Studimi apo kryerja e detyrave të caktuara në mënyrë konstante përditë, lejon që ato që mësohen të depozitohen në kujtesë, për t’u rishfaqur pastaj atëherë kur keni nevojë. Në të kundërt, një studim i nxituar nuk do të ketë asnjë efekt mbi inteligjencën. Nëse nuk jeni më studentë, për të ushtruar kujtesën tuaj kumulative filloni të mbani shënim në një bllok vëzhgimet tuaja të përditshme, shënoni ato që keni bërë, apo që duhet të bëni ende, apo futjuni studimit të një gjuhe të re./Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button