Histori

Perandoria britanike: Katër pikëpyetjet e mëdhaja

Screen Shot 2016-05-01 at 09.20.35

1. Çfarë ishte ekzaktësisht perandoria britanike?

Mund të të shpëtojë lehtësisht ajo që në pamje të parë të duket një pyetje rudimentare. Njerëzit shpesh herë supozojnë se e dinë çfarë ishte perandoria britanike, kur në fakt ka qenë një term ombrellë që mbulonte një shumëllojshmëri hapësirash, lloje të ndryshëm autoritetesh dhe lloje të ndryshëm lidhjesh imperiale.

Një prej forcave më me ndikim (por edhe gënjyese) në formësimin e qasjes së njerëzve është ajo hartë e famshme Viktoriane e botës ku perandoria ka qenë e ngjyrosur me të kuqe. Të jep një përshtypje “të prerë” se çfarë ishte perandoria; por çfarë mund të thuhet për Perandorinë informale? Për shembull, në shumë drejtime, Argjentina është qeverisur në thelb prej britanikëve gjatë shekullit 19, por ajo nuk ishte e ngjyrosur me të kuqe, për arsye se nuk ishte një pjesë formale e perandorisë. Po kështu, në disa drejtime SHBA mbeti ekonomikisht dhe kulturalisht e varur nga Perandoria për një pjesë të mirë të shekullit 19. Britanikëve shpesh u pëlqente ideja që, kur mundeshin të drejtonin një vend, pa i hyrë telashit të sundimit dhe administrimit të tij, apo edhe dërgimit të trupave, atëherë përse u duhej një lidhje formale perandorake? Nëse, ashtu si në rastin e Argjentinës, ata mund të ngrinin hekurudha dhe i bënin t’u shërbenin interesave tregtarë britanikë, si dhe të dominonin bankat dhe infrastrukturën e investimeve, nuk kishte nevojë për…

[real3dflipbook id=”1102″]

Leave a Reply

Back to top button