Analiza

Perëndimi, i matur përballë armëpushimit në Ukrainë

Le Monde

natoUdhëheqësit perëndimorë e kanë pritur me shumë maturi njoftimin nga presidenti i Ukrainës për një plan armëpushimi në Ukrainë. Ndërkohë që bisedimet me rebelët pro rusë filuan të premtem më 5 shtator në Minsk, kryeqytet i Bjellorusisë. “Për momentin, nuk ka armëpushim, ende nuk është vendosur, pra nuk është e besuseshme”, u shpreh  ditën e enjte presidenti francez Holand. Ne do të shikojmë të premten dhe ditët që vijnë në se fjalët do të ndiqen me vepra”, ka replikuar nga ana e saj kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Situatë e tensionuar në terren
I ftuar në Samitin e NATO-s cili në Neëport,të Uellsit, Porochenko ka pranuar se bëhet fjalë “për një sfidë të madhe” dhe ka informuar për kushtet e kërkuara nga Ukraina  kontrolli i kufirit ruso-ukrainas nga Organizata për siguri dhe kooperim në Evropë (OSBE), tërheqja e të gjitha trupave ruse nga territori dhe lirimi i ushtarëve të të mbajtur nga rebelët apo Rusia.
Armë pushimi mund të njoftohet në përfundim të një mbledhje të “grupi të kontaktit”, i përbërë nga përfaqësues të Kievit, Moskës dhe të OSBE-së, si dhe në prani të rebelëve në kryeqytetin bjellorus.
Situata të premten në terren ishte e tendosur. Shkëmbime me armë dhe qitje artilerie janë dëgjuar në mëngjes në afërsi të aeroportit të Donetskut, bastion i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës. Në Marioupol, buzë detit Azov, të shtënat e atilerisë kanë rifilluar, rebelët kërkojnë qysh prej  ditës së enjtes të përparojnë drejt qytetit.
Sanksione të reja kundra Rusisë
Në qendër të diskutimeve të Samitit të NATO-s ishte qëndrimi i Moskës në këtë konflikt. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgatisin në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian, sanksione të reja ekonomike kundra Rusisë. BE-ja mund të vendosë të premten masa të reja, edhe në rast të njoftimit të armëpushimit, saktëson një burim diplomatik evropian.
Megjithatë sanksionet e reja mund të hiqen në rast armëpushimi në Ukrainë, njoftoi të premten Philip Hammond, ministri britanik i punëve të jashtme. “Më e arsyeshme është të ecim përpara me planin për të vendosur sanksione të reja. Në se më pas ka një armë pushim, në se është nënshkruar dhe në se hyn në fuqi ne mundet atëherë të konsiderojmë  heqjen e  sanksioneve”, i deklaroi BBC-së Hammond.
Reagimi i Kremlinit mbetet ende i panjohur. Lufta e fjalëve ka qenë e tërbuar ditën e enjte: shefi diplomacisë ruse, Sergeï Lavrov akuzoi në fjalën e tij Shtetet e Bashkuara se mbështesin “partinë e luftës në Ukrainë” duke denoncuar  “një përpjekje të retorikës antiruse” në favor të krizës ukrainiase.

Leave a Reply

Back to top button