Analiza

Perëndimi nuk di si të veprojë

Ndaj provokimeve të Putinit, apo ndaj ndryshimeve dhe përmbysjeve në Lindjen e Mesme, Perëndimi deri tani ka reguar i pafuqishëm dhe i paqartë

perendimi1Alexander Kudascheff
Një javë para samitit të NATO-s në Uells, disa ditë para vizitës së nevojshme, të arsyeshme dhe demonstrative të presidentit Obama në Estoni dhe pak orë para një takimi të posaçëm të BE-së, duhet konstatuar se Perëndimi nuk e ka të qartë se ç’qëndrim të mbajë ndaj politikës neoimperiale të Vladimir Putinit dhe është i pafuqishëm përballë ndryshimeve strategjike pothuajse tektonike në Lindjen e Mesme.
Sanksione. Po çfarë tjetër?
Sigurisht që BE-ja, NATO-ja dhe Perëndimi në përgjithësi po i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë. Dhe të sigurt që në takimet e ardhëshme do të vendosen sanksione të mëtejshme. Ato me siguri do ta prekin Rusinë dhe presidentin Putin, por nuk do ta bëjnë atë që të pendohet – edhe në qoftë se askush nuk e di tamam se çfarë rezultati do të arrijë Putini në fakt në Ukrainë: “vetëm” destabilizimin e Lindjes apo përmes një aneksimi edhe krijimin e një korridori deri në Krime? Për çdo rast Putin po teston në mënyrë makiavelike dobësinë e Perëndimit për të reaguar, sepse ai e di se, sikurse është e arsyeshme, Perëndimi nuk do të përgjigjet në asnjë mënyrë ushtarakisht, por në rastin më të mirë do të pajisë ushtrinë e dobët dhe të demoralizuar të Ukrainës. Por edhe kjo madje është shumë e mundshme që nuk do të ndodhë.
Realpolitikisht duhet të konstatojmë: Ukraina nuk është subjekt i zhvillimit të saj. Ajo është e varur nga Moska, prejt hirit të Putinit. Kushdo që dëshiron të ruajë njësinë territoriale të Ukrainës – qoftë në Kiev, Bruksel, Berlin apo Uashington – duhet të flasë me Vladimir Putinin dhe duhet të përpiqet për të gjetur se çfarë dëshiron Putini, për të vendosë pastaj se çfarë mund t’i ofrohet atij. Një jo për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe në veçanti NATO është vërtetë parakusht, madje kusht për bisedime, dhe jo më përmbajtje. Federalizimi i rreptë i Ukrainës me kompetenca të gjera autonomie për lindjen e vendit është me siguri synim i negociatave. Pranimi i rolit të Rusisë në të gjithë zhvillimin është i pashmangshëm. Me fjalë të tjera, Ukraina dhe Perëndimi do të duhet t’i pranojnë kushtet ruse dhe veton e saj në të gjitha. Kjo është çmimi i pushtimit të kamufluar rus. Një çmim i hidhur për Kievin dhe pranimi se Perëndimi nuk mund të bëjë shumë – përveç t’i japë fund luftës me koncesione diplomatike. Ndërkohë që koncesione është vetëm një fjalë për të kamufluar dorëzimin.
Perëndimi i zënë në befasi
Perëndimi besoi pas rënies së Murit të Berlinit 25 vjet më parë dhe pas ribashkimit të Evropës tek racionaliteti i diplomacisë. Ai vuri në bazë të marrëdhënieve publike arsyen. Për këtë shkak ai është është i habitur dhe i tronditur prej pretendimit të Putinit për pushtet dhe mizoria e tij. Ai e ndjen se në këtë moment nuk është aktor bindës dhe i sigurt për veten në politikën botërore. Evropa, BE-ja është e kujdesshme dhe skeptike kundrejt pretendimeve perëndimore për pushtet. SHBA-ja filloi me Obamën që të tërhiqet kah vetvetja duke e kufizuar në këtë mënyrë rolin e saj dominues në politikën botërore. NATO ka kohë që është në një krizë identiteti. Në këtë vakum Vladimir Putinit u fut me vetëdije për veten dhe për pushtet. Por ndaj provokimeve të tij, apo ndaj ndryshimeve dhe përmbysjeve në Lindjen e Mesme, Perëndimi deri tani ka reguar i pafuqishëm dhe i paqartë. Deri tani? Jo – pë momentin ai nuk ka ç’të ofrojë më tepër!
Linku:

Leave a Reply

Back to top button