Analiza

Perëndimi nuk ka gjasa të pranojë kërkesat e Rusisë për NATO-n

Nga Fjodor Lukyanov

“The Moscow Times”

Rusia i paraqiti javës së kaluar 2 dokumente administratën së Xho Bajdenit në Uashington. Bëhet fjalë për 2 draft-marrëveshje në fushën e sigurisë me SHBA-në dhe NATO-n, të cilat në ton dhe stil, i ngjajnë më shumë ultimatumeve sesa traktateve.

Ato shtrojnë disa kërkesa të drejtpërdrejta ndaj SHBA-së: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen të parandalojnë zgjerimin e mëtejshëm drejt lindjes së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, dhe t’i mohojnë anëtarësimin në aleancë shteteve që ishin dikur pjesë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (Bashkimit Sovjetik).

Po ashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet të ngrenë baza ushtarake në territorin e shteteve të ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, të cilat nuk janë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, nuk do ta shfrytëzojnë infrastrukturën e tyre për asnjë aktivitet ushtarak, apo të zhvillojnë ndonjë bashkëpunim ushtarak dypalësh me ta”.

Marrëveshja që Moska propozon të nënshkruajë me NATO-n, përfshin detyrimin që aleanca të përjashtojë zgjerimin e mëtejshëm, përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, si dhe të shteteve të tjera, dhe të refuzojë të kryejë çdo aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, si dhe shtetet e tjera të Evropa Lindore, Transkaukazi dhe Azinë Qendrore”.

Diku tjetër, dokumenti bën thirrje për ndalimin e aktiviteteve, të cilat mund të perceptohen ng Moska si kërcënuese për sigurinë. “Palët duhet të përmbahen nga vendosja e forcave të tyre të armatosura dhe armatimeve, përfshirë në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, aleancave ushtarake ose koalicioneve, në zonat ku një dislokim i tillë mund të perceptohet nga pala tjetër, si një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, me përjashtim të një dislokimi të tillë brenda territoreve kombëtare të palëve”-theksohet në dokument.

Pra me fjalë të tjera, NATO nuk mund të kryejë asnjë veprimtari ushtarake pranë kufijve të Rusisë edhe pse Rusia, në territorin e saj pranë kufijve të NATO-s, ka të drejtë të veprojë siç e sheh vetë të arsyeshme. E gjithë kjo sjellje, vetëm sa e rithekson atë që Moska ka përcaktuar prej kohësh si pozicionin dhe kërkesat e saj.

Pyetja e vërtetë është përse udhëheqësit rusë vendosën të parashtrojnë një dokument të tillë, duke e ditur fare mirë se homologët e tyre perëndimorë do ta refuzojë atë, dhe do të refuzojnë qoftë edhe të diskutojnë formalisht dispozitat e tij.

Për SHBA-në dhe NATO-n, dakordësimi mbi këto kërkesa, do të nënkuptonte hedhjen e hapit politikisht të papranueshëm të kapitullimit ndaj Moskës. Po ashtu, pse Perëndimi do të ndjente papritur nevojën e një rishikimi kaq revolucionar të sistemit të sigurisë evropiane të pas Luftës së Ftohtë?

Shkurt, nuk ekziston një nivel i mjaftueshëm kërcënimi, për të marrë në konsideratë masa të tilla drastike. Moska e kupton mesa duket këtë gjë, duke treguar se mund të ketë në mendje një synim tjetër:të marrë një refuzim të gjestit të saj bosh, në mënyrë që më pas të ketë mundësinë t’i thotë Perëndimit:”Ne ju ofruam formulën e kompromisit, ndaj nuk jemi fajtorë mbi atë që do të bëjmë më pas!”.

Pra Kremlini po krijon një pretekst, me anë të të cilit mund të rishikojë lirshëm sistemin ekzistues të marrëdhënieve, një hap për të cilin Kremlini mendon se ka ardhur koha. Nëse është kështu, ne mund të presim që Moska të ndërmarrë hapa të tjerë që tregojnë vendosmërinë e Rusisë për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme statuskuonë.

Dhe për shkak se shkalla e propozimeve të Moskës, nuk e lejon pranimin e një refuzimi nga Perëndimi, dhe shtyrjen e kërkesave deri në raundin tjetër të bisedimeve diplomatike – gjë që do të minonte besueshmërinë e kërkesave – aspekti interesant tani do të jetë të shohim se çfarë do të bëjë Kremlini, nëse merr zyrtarisht një përgjigje negative nga Perëndimi, të cilën mesa duket e ka synuar që në fillim.

Shënim: Fjodor Lukyanov, është Kryetar i Këshillit për Politikën e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Back to top button