Horizonti.al

Përse disa njerëz kanë migrenë?

Screen Shot 2015-12-07 at 20.37.56

Eshtë e habitshme, por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur. Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit. Por ne thjeshtë nuk e dimë se cfarë lloji, apo nëse ka shkaqe të ndryshme.

Luhatjet hormonale, sidomos në oestrogjen mund të shkaktojnë migrenë. Kështu, disa gra vuajnë më shumë gjatë menstruacioneve, shtatzanisë apo menopauzës. Dia lloj ushqimesh dhe aditivësh mund të shkaktojnë vuajtje nga migrena dhe njerëzit që bëjnë dietë, lënë vakte pa ngrënë apo konsumojnë shumë kafeinë, mund të vuajnë. Edhe gjumi i paqetë mund ta shkaktojë. Një lloj shumë i rrallë, i quajtur migrena hemiplegjike familiale shkaktohet nga katër mutacione specifikë gjenesh. Llojet më të zakonshëm shoqërohen gjithashtu me shumë gjene të ndryshme që ndikojnë në funksionet e trurit. Përgjigja më e thjeshtë qëndron tek familja. Deri 90 përqind të atyre që vuajnë kanë një histori migrenash në familje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button