Horizonti.al

Përse hapësira është tredimensionale?

Mund ta ketë patur fajin Big Bangu.

Në parim, është e mundur për Universin që të ketë shumë më tepër dimensione hapësinore; disa përpjekje për të shpjeguar forcat themelore të natyrës supozojnë jo më pak se gjashtë forca të tjera.

Megjithatë, për arsye ende të paqarta, cdo dimension shtesë që mund të ketë ekzistuar para Big Bangut në një farë mënyre nuk arriti të bëhet pjesë e ekspansionit kozmik dhe mbeti shumë më i vogël se sa tre dimensionet që ne kemi. E sigurtë është që, nëse do ishin rritur në përmasë, Universi do të ishte një vend shumë ndryshe.

Teoricienët kanë treguar se cdo dimension shtesë do i bënte atomet më të paqëndrueshëm, ndërkohë që më pak dimensione do të dobësonin forcën e gravitetit. Max Tegmark, një kozmolog në MIT, ka shkuar më tej, duke argumentuar se vetë fakti që ne ekzistojmë për të pyetur mbi dimensionet shtesë të hapësirës, është provë që ata ekzistojnë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button