Horizonti.al

Përse leximi ju shkakton përgjumje?

screen-shot-2016-12-09-at-14-10-50

Zakonisht kur lexojmë, e bëjmë në një pozicion të rehatshëm – ulur ose shtrirë – në një vend të qetë, dhe shpesh herë në fund të ditës, apo pasi kemi bërë aktivitete me më shumë energji. Të gjithë këto kontribuojnë për një gjendje relaksimi apo përgjumjeje. Gjithashtu, një tekst interesant jua largon fokusin nga bota e jashtme dhe nga ankthet që përndryshe na mbajnë zgjuar, si për shembull shqetësimi për provimin e të nesërmes, apo një takim tek dentisti. Përndryshe, nëse ajo që lexoni është e mërzitshme, përpjekja për të vazhduar mund të jetë e lodhshme, dhe në këtë rast gjasat janë të nisni të ëndërroni me sy hapur, gjë kjo që gjithashtu mund t’jua afrojë më shumë gjumin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button