Analiza

Përse u kthye Fransua Hollande në Moskë?

Benua Vitkin

Le Monde

hollande moskeNë kthim nga Kazakistani pas një vizitë zyrtare të premten më 5 dhe të shtunën më 6 dhjetor Fransua Hollande bëri një ndalesë në Moskë për të takuar me homologun e tij rus, Vladimir Poutine

Ky takim i minutave të fundit pati temë kryesore luftën në Ukrainë të cilën Moska gjithmonë mohon se është e implikuar. Objektivi gjithmonë është që të arrihet një në këtë konflikt, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar më 5 shtator në Minsk. Marrëveshja parashikon një ndërprerje të armiqësive, një kontroll të ndarë të kufirit ruso-ukrainas, por gjithashtu fillimin nga Kievi të një reforme politike, e cila do t’i ofronte më tepër autonomi për rajonet e Donbassit në luftë.

Qysh nga periudha e nënshkrimit të saj, luftimet kanë shkaktuar më shumë se një mijë të vdekur dhe Moska është akuzuar se ka furnizuar në mënyrë masive me armë rebelët separatistë. Çështja e Krimesë e aneksuar nga Moska në praverë, nuk është evokuar më në komunikatat e Elizesë.

“Faleminderit që edhët të diskutojmë problemet që ne kemi”, u shpreh Putini në një intervistë të shpejtë para gazetarëve, e cila u zhvillua në një klimë shumë të përzemërt. “Duhet të gjejmë zgjidhje”, iu përgjigj atij Hollande, duke paralajmëruar: “Ne duhet të shmangim që mure të tjerë të na ndajnë”. Të dy udhëheqësit pastaj vazhduan bashkëbisedimin me dyer të mbyllura. Presidenti francez shoqërohej nga shefi i shtabit të tij të veçantë, Benuat Puga, ndërsa presidenti rus nga ministri i jashtëm, Sergej Lavrov.

Mesazhi që Parisi mendon t’i përcjellë Putinit dhe që asnjëherë nuk ishte shtruar aq qartë ishte që Franca nuk mendon të mbështesë një kërkesë të antarësimit të Ukrainës në NATO. “Tani i takon rusëve të na përcjellin mesazhe që na sigurojnë dhe jo vetëm mesazhe”, thanë burime të Elizesë.

Në menynë e bisedimeve, lëvrimi i “Mistral”-eve

Dosja e lëvrimit të dy anijeve të para “Mistral” ishte gjithashtu në menynë e këtij takimi të shkurtër midis dy udhëheqësve. Të premten, rrethi i afërt i presidentit francez u shpreh se ka një afat “kontraktual” prej gjashtë muajsh, para se të shtrohet çështja e penaliteteve eventuale.

Takimi u bë dy ditë pas një fjalimi jashtëzakonisht të ashpër të Putinit në të cilin presidenti rus sulmoi Perëndimin, që i ka vendosur Rusisë sanksione “të dëmshme për të gjithë”. Sipas tij edhe pa krizën në Ukrainë perëndimorët “do të kishiin shpikur diçka tjetër për të frenuar mundësitë e rritura të Rusisë”. 

Takimi midis dy kryetarëve të shtetit u kërkua nga Elizea njëzet e katër orë para përfundimit të vizitës në Kazakistan dhe takimit me presidentin kazak Nursultan Nazarbajev, gjatë të cilës të dy udhëheqësit pohuan sërisht “pozicionin e përbashkët” për dosjen ukrainase. Megjithatë Nazarbajev insiton në “aspektin negativ të sanksioneve” për “të gjithë”.

Leave a Reply

Back to top button