Histori

Përse Watergate? Motivi prapa skandalit më të madh politik të shekullit 21

Screen Shot 2016-05-31 at 8.46.52 PMArsyeja përse grabitja në Watergate mbeti e mbështjellë me mister për dekada të tëra ishin raportimet që binin ndesh mes tyre, nga palët e përfshira. Sigurisht, ata që ishin të përfshirë në grabitje – duke përfshirë pjesëtarë të stafit të hidraulikëve të Shtëpisë së Bardhë, një grup i fshehur i shërbimit të inteligjencës që vepronte me miratimin e heshtur të Niksonit – po punonin në emër të presidentit, ishte apo jo ai i vetëdijshëm për aktivitetet e tyre specifike. Nuk ka asnjë dyshim që Niksoni mësoi për skandalin e ëatergate dhe kërkoi që ta mbulonte.

Burime të ndryshme tregojnë se agjenci qeveritare besonin se qeveria kubane – një prej armiqve më të mëdhenj ideologjikë të SHBA në atë kohë – po financonte Partinë Demokratike rivale, apo që njerëzit në shkallët e larta të qeverisjes donin të përgjonin eksponentë të Partisë Demokratike, apo të hiqnin fije përgjuese që ishin instaluar më herët. Ajo që mund të ketë nisur si një përpjekje për të mos lejuar që dokumenta të klasifikuara të dalin në media, degjeneroi në një fushatë me hile të pista kundër kundërshtarëve politikë.

Asnjë motiv përfundimtar nuk ka dalë në dritë, teksa edhe ata që ishin të përfshirë janë treguar evazivë apo konfuzë – ndoshta prej kalimit të kohës, dëshirës për t’i paraqitur motivet e tyre si të drejtë apo prej keqinformimit – në lidhje me motivin e vërtetë prapa skandalit mëtë madh politik të historisë në shekullin 20. Ndoshta thënia e vjetër për pushtetin absolut është më se e vërtetë këtu, ku “Njerëzit e Presidentit” urdhëruan grabitjen dhe presidenti miratoi mbulimin e saj, thjeshtë sepse ata mundeshin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button