Sport

Pesë dribluesit më të mirë në La Liga, aty ku mungon Ronaldo

Screen Shot 2015-09-26 at 09.52.57

Jemi në prag të javës së gjashtë në La Liga dhe kaq ka mjaftuar që argjentinasi, Lionel Messi të marrë primatin kur është fjala për driblimet.

28-vjeçari ka realizuar plotë 38 driblime të suksesshme deri më tani, duke bërë kështu një diferencë të madhe nga Fabián Orellana i Celta Vigos me 16 të tilla.

Vendi i tretë është i rezervuar për një tjetër lojtarë katalunas. Është braziliani Neymar (15), kurse pas tij janë Vitolo i Sevillas me 14, dhe Rubén Rochina i Grandas me 12 driblime të suksesshme.

Edhe këtë sezon Messi vazhdon të jetë i pandalshëm, duke kaluar pothuajse të gjithë kundërshtarët që i dalin para.

Deri më tani argjentinasi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë këtë sezon. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button