Analiza

Pesë shtetet që kanë më shumë gjasa ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Situata në botë nuk është aspak më e mirë sesa para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Po të kemi parasysh, marrëdhëniet e acaruara në mes të Rusisë dhe Perëndimit të nxitura nga tensionet në Ukrainë dhe embargon ekonomike ndaj Rusisë, pastaj situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme, e po ashtu edhe në atë të Largët dhe raportet e acaruara mes Kinës dhe Japonisë në lidhje me ishujt kontestues, rreziku nga një konflikt me përmasa botërore nuk është i vogël. Shto këtu edhe kapriçot e Kimit të Koresë së Veriut…

Mediat botërore njoftojnë se është kriza ekonomike që nuk po publikohet ajo që nxit konflikte dhe kriza të tilla mund edhe të përshkallëzohen drejt një luftë të re botërore.

Ja cilët janë pesë vendet më të fuqishme ushtarakisht në botë.

5. Britania e Madhe


Ushtarë: 387.570
Aviacion: 222 aeroplanë, 153 helikopterë
Detaria: Rreth 367.860 tonelata
Armë nukleare: Mbi 160 koka bërthamore të shpërndara, gjithsej 225
Ushtria e Anglisë llogaritet e katërta në botë, si dhe fuqia e dytë e bllokut perëndimor. Veç kësaj deri më vitin 2030 Britania pritet që të jetë ekonomia numër një në Evropë, duke e tejkaluar Gjermaninë. Shkak tjetër është edhe lidhja e fuqishme ekonomike dhe ideologjike me SHBA-të.

4. India


Ushtarë: 4.768.407
Aviacion: 1.080 avionë dhe 140 helikopterë
Detaria: Rreth 317.725 tonelata
Armë nukleare: Deri më 100 koka bërthamore
India për momentin është shteti i tetë në botë sa i përket buxhetit të ndarë për armatim dhe ushtri, por kanë edhe rritje të shpejtë ekonomike, ku ekspertët parashohin se për një kohë të shkurtër do ta arrijë Britaninë e Madhe. India zë vendin e dytë në botë sa i përket numrit të ushtarëve, me numër gjithashtu të madh të ushtrisë paramilitare që gjithmonë është e gatshme për bashkangjitje.

3. Rusia


Ushtarë: 3.250.000
Aviacion: 1.900 avionë , 1.655 helikopterë
Detaria: Rrethe 845.730 tonelata
Armë nukleare : Rrethe 1.480 koka bërthamore të shpërndara, 4.502 gjithsej
Rusia është vendi më i madh në botë, i treti në botë për buxhetin ushtarak. Vend me traditë të lartë ushtarake, kohët e fundit nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, ajo ka përjetuar një rilindje të vërtetë në të gjitha aspektet. Për tri vitet e ardhshme buxheti i ushtrisë do të rritet me 44%. Ka flotën detara të dytë në botë, vendin e dytë për aviacion dhe arsenalin më të madh nuklear, që do të luante rol kyç në rast konflikt të mundshëm global.

2. SHBA-të


Ushtarë : 2.291.910
Aviacion : 3.318 avionë; 6.417 helikopterë
Detaria : Rreth 3.415.893 tonelata
Armë nukleare: Rreth 1.654 koka të shpërndara, gjithsej 5.113
Si është e mundur që vendi për momentin më i fuqishëm të jetë në vendin e dytë? Kur dihet ndikimi dhe fuqia e SHBA-ve në botë? Për dallim nga viti i kaluar, buxheti ushtarak i SHBA-ve është zvogëluar me 100 miliardë dollarë, respektivisht për një të pestën, që mund të thuhet se ka një rënie të madhe. Nga përfshirjet e shumta në konflikte botërore, popullata amerikane është gjithnjë e më pak e interesuar për të marrë pjesë në luftëra.

1. Kina


Ushtarë : 7.054.000
Aviacion: 1.500 avionë, numër të panjohur të helikopterëve
Detaria: Rreth 708.086 tonelata
Armë nukleare: Rreth 240 koka bërthamore, por të dhëna tjera nuk ka.
Dragoi aziatik, ose monstra e re, Kina është ndoshta rreziku më i madh për Perëndimin. Prej viteve 70-të të shekullit të kaluar, Kina ka pasur një rritje të madhe ekonomike dhe sipas parashikimeve në vitin 2028 do t’i arrijë SHBA-të. Momentalisht investon vetëm 2% të buxhetit në ushtri, por kjo shumë rritet çdo vit, dhe për 15 vite do të bëhet më e fuqishme se SHBA-të. Edhe pse nuk ka informata të sakta në lidhje me Kinën dhe fuqinë e saj, ekspertët thonë se edhe sot po të bëhej luftë, Kina do t’i mundte SHBA-të. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button