Komplote

Pesë teori konspirative me nazistët

Kur u mor ADN nga kufoma e Hitlerit, u pa që ajo i përkiste një gruaje gjermane. Ditën e “vetëvrasjes” së Hitlerit, një avion privat u nis nga Berlini… Një përmbledhje e teorive të konspiracionit që nuk kanë mbarim. Nk është e thënë të besohen të gjitha …

1. Hitleri u arratis në Amerikën e Jugut

Një nga teoritë më të njohura të konspiracionit është se Adolf Hitleri shpëtoi nëpërmjet tuneleve sekrete në ditën e “vetëvrasjes” së tij dhe mori një aeroplan për në Argjentinë, ku ai jetoi deri në pleqëri, në një fshat të largët.

Provat për të mbështetur këtë janë disi të kufizuara, përveç se është raportuar që një avion privat u nis nga Berlini, menjëherë pasi Hitleri “vrau veten”. Përveç kësaj, kur u mor ADN nga kufoma e Hitlerit, u pa që ajo i përkiste një gruaje gjermane.

Së fundi, disa fotografi të vjetëra kanë dalë në sipërfaqe gjatë viteve të fundit, që tregojnë një burrë të moshuar në Argjentinë, i cili thuhet se është Hitleri. Megjithatë, deri më tani të gjitha këto janë hedhur poshtë tërësisht, si nga nga historianët, ashtu edhe ekspertët e fotografive.

2. Nazistët shkuan në Hënë

Përgjithësisht besohet se amerikanët ishin të parët tokësorë që shkuan në Hënë në vitin 1969. Megjithatë, ka një konspiracion të madh nazist, se ishin në të vërtetë nazistët që shkuan të parët në Hënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në të vërtetë disa objekte të çuditshme janë gjetur nëpërmjet fotografimeve në Hënë, që ngjajnë me simbolizmat naziste dhe “Luna 24” (lëshuar nga sovjetikët në vitin 1976), mblodhi copëza dheu në Hënë, që sugjeronin se atje kish patur njerëz, para vitit 1969.

Por a do të thotë kjo se ata ishin nazistët? Disa lidhje janë bërë mes shfaqjes së UFO-ve dhe ngjashmërisë së tyre me fotografi të mjeteve sekrete naziste të fluturimit. Ka gjithashtu një teori se pas Luftës së Dytë Botërore, Hitleri dhe miqtë e tij shkuan në Antarktidë, ku ishin në gjendje që të krijonin një qytet nëntokësor në sajë të teknologjisë aliene, dhe prej andej bënë edhe udhëtime të shpeshta në Hënë.

3. Holokausti nuk ndodhi kurrë

Deri tani, teoria më e debatuar është se Holokausti nuk ndodhi kurrë. Ky besim është përmendur shpesh si “Mohuesit e Holokaustit” dhe është një besim i rëndësishëm i shumë grupeve supremacistë të bardhë.

Teoria kryesore është se Holokausti u shpik, ose të paktën e ekzagjerua shumë nga qeveritë perëndimore, për të krijuar Izraelin, si një aleat kyç në Lindjen e Mesme. Natyrisht, kjo është mohuar nga shumica e botës, por ka ende disa ekstremistë që besojnë në këtë teori tronditëse.

4. Një këmbanë naziste që udhëtonte në kohë

“Die Glocke” është përfolur si në këmbanë naziste që udhëtonte në kohë. Me sa duket, në reflektimin e saj, shikuesit ishin në gjendje që të shihnin vizione nga e kaluara. Koncepti i parë u shfaq në një libër të botuar nga gazetari polak Igor Vitkovski i cili pretendon se ka lexuar transkriptet sekrete naziste, që përshkruajnë këmbanën dhe aftësitë e saj, me shumë detaje.

Megjithatë, ai pohon se nuk ishte në gjendje që të merrte kopje të këtyre dokumentave dhe ata kurrë nuk janë parë nga dikush tjetër. Kjo teori është hedhur poshtë nga historianët, por patjetër që ka kapur imagjinatën e publikut. Ajo është shfaqur shumë herë në krijime artistike me temë naziste, si për shembull në një novelë të “Doctor ëho”, apo edhe në videolojëra, si “Call of Duty”.

5. Alienët ndihmuan nazistët

Jo vetëm që disa besimtarë të teorive konspirative mendojnë se nazistët mposhtën amerikanët dhe rusët në Hënë, por disa madje shkojnë aq larg, sa të thonë që nazistët ishin kontaktuar nga dhe kishin komunikuar me alienët.

Argumenti këtu është se nazistët ishin në gjendje të zhvillonin armatim dhe aeroplanë të tillë të avancuar, për shkak se ata ishin ndihmuar nga teknologjia aliene. Dëshmia e përdorur është se misticizmi arian dhe nazist që promovonin nazistët, ishte në fakt një formë e adhurimit të jashtëtokësorëve.

Ata gjithashtu pohojnë se një UFO u rrëzua në Gjermani në vitin 1937, dhe nazistët prej atëherë ishin në gjendje që të krijonin kontakte, si dhe yë modelonin makinat e tyre ushtarake sipas teknologjisë së përparuar të alienëve. / History – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button