Analiza

Pikëpyetja e fundit e MH370-ës

Laereo non dovevaAvioni nuk duhej të ishte në atë rrugë drejt jugut. Mbetet një mister prej shtatë orësh. Në kabinë, një ekspert e ka cuar në atë drejtim

Një radhë përpara “gate”: mbi tabelë është shkruajtur MH370 Kuala Lumpur-Pekin. Një fluturim si shumë të tjerë, një skenë që e njohim të gjithë, me stjuardesën që kontrollon biletën e avionit dhe uron fluturim të mbarë. Por Boeingu 777 i Malaysia Airlines që u ngrit në orën 00.41 nuk mbërriti asnjëherë në Pekin në orën 06.30, sic e parashikonte orari. Përfundoi në jug të Oqeanit Indian rreth orës 08.11 të po atij mëngjesi. Pas disa orësh të një fluturimi ende pa shpjegime. Një udhëtim pothuajse drejt fundit të tokës. Avioni konsumon karburantin, më tej përfundon në det duke ndjekur udhëzimet e kompjuterit, dhe zhduket në fundin e oqeanit…

Misteri më i madh në historinë e aviacionit civil fillon në orën 2.15 të datës 8 mars. Në atë orë, një radar ushtarak malajzian pikas avionin në rrugën ajrore P628, drejtimi Verilindje, në afërsi të pikës aeronautike “Igrex”, dhe jo shumë larg ishujve Andamane të Indisë. “Më tej”, gjithcka i besohet interpretimeve të sinjaleve të kapur prej satelitit në intervalë të rregullt. 777-a udhëton sërish përgjatë kësaj zone gjeografike, por këtë herë drejt jugut. Një udhëtim i gjatë që disa orë më vonë do ta cojë përtej Australisë. PIkëpyetja e parë është, kush ia ka vendosur koordinatat gjeografike.

Përseja e dytë, ose motivi i atij udhëtimi shqetësues.

Pas ngritjes nga toka, avioni ka kryer manovra të ndryshme që e kanë cuar larg nga destinacioni i tij. Dimë të gjithë tashmë për të famshmen kthesë drejt perëndimit, zbritjen në 12 mijë këmbë lartësi, ngjitjen sërish deri në 45 mijë. Ndryshime të papritur dhe jo normalë për një fluturim tradicionial. Për këto, të gjithë bien dakord. Më tej, analizat ndërlikohen.

Interpretimi i disa hetuesve, të mbështetur edhe prej ekspertëve, është që në kabinën e pilotit ka ndodhur një ngjarje kriminale. Autoritetet kanë përsëritur dje, që asnjë prej pasagjerëve nuk ka ofruar shtysë për investigim apo të ketë pasur pika të errëta. Si pasojë, dyshimet janë drejtuar sërish tek dy pilotët dhe inxhinieri. Njëri prej tyre – kjo është teza por pa prova të sigurta – ka kther avionin. Me zhvendosje përgjatë rrugëve ajrore që janë të njohura mirë për atë që di të fluturojë një avion. Shumë interesant, thotë eksperti David Cenciotti, afrimi pranë “Igrex”: “Mund të jetë tregues i qëllimit për të shkuar në veri, dhe me siguri jo në drejtim të Polit të Jugut. Vec kësaj, është edhe koincidenca që në orën 2.15 avioni malajzian është gjendur në të njëjtën pikë me një tjetër Boeing 777, “Emirates EK343″, që shkonte në Dubai”. Mos donte që të përdorte rrugën e avionit “binjak”?

Gjithcka ka ndodhur nën heshtjen e radios, me transponderin e fikur dhe me zhvendosje të kontrolluara nga një dorë eksperti. I cili, megjithatë, në një moment të caktuar, vendos në sistemin e navigimit “shifrat” që do ta conin avionin atje ku askush nuk e kishte imagjinuar. Po përse duhej kthyer dhe drejtuar një avion në drejtim të një qosheje të botës ku nuk ka pista uljeje? Mos donte të vetëvritej duke zhdukur një herë e mirë avionin dhe duke kërkuar ndoshta pamundësinë që mjeti me gjithë cfarë kishte brenda të gjendej nga të tjerë?

Alternativa tjetër është një prishje e planeve të rrëmbyesit. Kur avioni ndodhet në rrugën “Igrex”, ndodh dicka e papritur dhe dramatike. Dikush “e rikthen” avionin në një trajektore drejt jugut. Një lëvizje që duket se nuk ka një shpjegim të arsyeshëm. Dhe kjo gjë u ofron argumenta atyre që mendojnë për një situatë të paprecedentë. Që është shkaktuar sipas tyre nga probleme teknikë të pakorrigjueshëm, vështirësi të tilla që pengojnë edhe komunikimin më të shkurtër të mundshëm me radio. Rruga drejt jugut është veprimi i fundit i pilotit, ndoshta duhej ndjekur nga nëonjë tjetër, vetëm sepse nuk ka mundur ta bëjë, pasi mund të jetë pa ndjenja. Ose i vdekur.

Pasigurisë së destinacionit, që konsiderohet “i pamundur”, i shtohet edhe ajo e gjendjes së pasagjerëve. Ndërkohë që avioni vazhdonte odisenë, a ishin ata ende gjallë? Ndoshta ishin asfiksuar tashmë nga trysnia? Në rast se ka qenë rrëmbim, a janë rebeluar? Pas 11 shtatorit, të gjithë janë gati që “ta shesin shtrenjtë lëkurën”. Pikëpyetje, të gjitha të frikshme.

Dhe për të qëndruar tek dyshimet, është edhe ai i shërbimeve të fshehtë. Ndoshta kanë në dorë dicka më shumë. Jo zgjidhjen e plotë të misterit, por disa tregues. Informacione të rezervuar, të fshehur prapa deklaratave zyrtare të Inmarsat, agjencia britanike që ka deshifruar ping-ët e radarëve duke përdorur sisteme “që nuk kajë provuar kurrë më parë”. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi dëgjuar shumë histori, se cfarë janë në gjendje të dëgjojnë NSA-ja amerikane dhe homologia e saj kineze. Pa ndërtuar legjenda apo komplote, nuk është guxim i tepruar të mendosh që ndonjë gjysmë ideje duhet ta kenë krijuar për atë që ka ndodhur. Sidoqoftë, e dinë se ku të shohin. Në fakt, sic ka zbuluar The Ëall Street Journal, amerikanët dhe britanikët kanë ofruar të dhëna.

Tani të gjithë shpresojnë që fillimisht të gjenden, për të siguruar më pas kutinë e zezë. Baterisë së saj i mbeten edhe 15 ditë. Ndërkohë që, nuk është e thënë që ajo të përmbajë të gjithë pikëpyetjet që kemi ngritur përditë, që nga 8 marsi. (corriere della sera)

Leave a Reply

Back to top button