Psikologji

Po kur duket sikur dashuria mes jush po shteron? Ja se çfarë duhet të bëni për ta mbajtur atë të gjallë…

E ke provuar ndonjëherë të përjetosh dashurinë e vërtetë? Atë ndjesinë e bukur që të bën të ndihesh mirë me personin që ke në krahë, me të cilin të shijojnë të njëjtat gjëra, kënaqeni me të njëjtat gjëra, ndani të njëjtat interesa dhe shpesh, madje plotësoni njëri-tjetrin? Po anën e kundërt, atë që ndodh ndonjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm, por që me kohën i zbeh ndjenjat dhe të dyve nuk ju bashkojnë më të njëjtat interesa? Ti bën të njëjtat gjëra si më parë, pret që personi tjetër të lumturohet, por nuk ndodh kështu…

Është e çuditshme, sepse të dy e keni dëshirën për ta bërë të lumtur personin që keni në krahë, por duket sikur pasioni mes jush është shuar. Është pikërisht kjo ndjesi, ajo që i pengon shumë njerëz për t’u përfshirë në një marrëdhënie, ose që i bën shumë të tjerë të japin përherë e më shumë nga vetja për ta mbajtur gjallë marrëdhënien e tyre.

Ndaj, nëse kjo gjë po ndodh edhe në lidhjen që ti ke me një person tjetër, bën mirë t’i mësosh disa gjëra. Dashuria është një ndjenjë e brendshme dhe nuk duhet trajtuar si diçka me përgjegjësi të mëdha. Çdo gjë që përdoret me përgjegjësi, vërtet shmanget nga dëmtimi, por kthehet në diçka të mërzitshme. Ajo që duhet të bëni të dy, është ta ndjeni ndjenjën e dashurisë dhe ta transmetoni atë. Ndjejeni dashurinë me gjithçka që ajo ka arritur të krijojë brenda jush dhe transmetojeni atë. Do ta shihni se si do të ndryshoni në raport me njerëzit e tjerë. Do ta shihni se si edhe të tjerët do të ndryshojnë në raport me ju, sepse të tjerët janë një reflektim i asaj që ju transmetoni.

Duke e përjetuar dashurinë me gjithë intensitetin që ajo ka, ti do të arrish të shohësh edhe cilësi, apo ndjesi që nuk i kishe njohur tek personi që ke në krahë. Po e njëjta gjë vlen edhe për personin tjetër. Ai/Ajo mund të jetë duke njohur gjëra të reja edhe tek ty, të cilat nuk i kishte vënë re më parë. Vetëm në këtë mënyrë, dashuria mes jush ka për t’u forcuar sërish, duke e ndjerë atë në maksimum dhe duke e transmetuar. Gjithçka ndodhet brenda jush dhe ju mund t’ia dilni mbanë…

Leave a Reply

Back to top button