Motivuese

“Po pas 5, 10, apo 20 vitesh, ku e sheh veten tënde?”

Fjalim motivues nga Jay Shetty

Gjithmonë kam pasur miq më të mëdhenj në moshë se unë dhe mund të shihja shumë prej tyre të arrinin karriera të suksesshme, të kishin punë të mira, partner/e të bukur, por mbi të gjitha, arrija të shihja tek ta një personalitet të vendosur se kishin arritur gjithçka në jetë. Pra, unë i shihja këta njerëz 5, 10, apo ndoshta dhe më të mëdhenj se 10 vjet nga unë, dhe pyesja veten: “A është kjo jeta që unë dua të jetoj në të ardhmen?”. Edhe sot u them gjithë njerëzve që më kërkojnë këshilla, se duhet ta mendojnë veten e tyre pas 5, 10, apo 20 vitesh në profesionin që e mendojnë sot ta ndjekin dhe nëse do të ndiheshin mirë sot për një të ardhme të tillë.

Nëse punon diku, shiko dikë 20 vjet më të madh se ty dhe pyete veten, nëse do të punosh edhe ti pas 20 vitesh në po të njëjtin vend pune. Nëse përgjigja është jo, atëherë të duhet të kërkosh një punë tjetër, të ndjekësh një rrugë tjetër në të ardhmen, e cila të përputhet me pasionet e tua. E njëjta gjë ndodhi edhe me mua. Nuk e shihja dot veten time në të njëjtën rrugë që kishin ndjekur prindërit, miqtë, apo kolegët e mi të punëve të mëparshme. Kjo më shtyu mua të kërkoja brenda vetes se çfarë më pëlqente të bëja dhe ta ndiqja atë rrugë.

Ne jetojmë në një botë egosh. Jemi të rrethuar nga njerëz, të cilët mendojnë njësoj si ne. “Nëse do të jesh një milioner në të ardhmen, duhet të shoqërohesh me milionerë. Nëse do të jesh një ekspert në informatikë, duhet të shoqërohesh me persona të tillë”, këto janë klieshetë e shoqërisë sonë. Mirëpo një gjë e tillë nuk të lejon ta hapësh mendjen tënde dhe të kërkosh për eksperienca të reja në jetë dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë gjë. Madje dua të citoj një thënie nga një filozof dhe një shkrimtar i quajtur Cooley, i cili thotë: “Sot unë nuk jam ai që mendoj se jam, nuk jam as ai që ti mendon se jam, por jam ai që unë mendoj se ti mendon se unë jam”. Duket paksa e komplikuar, por është tepër e vërtetë, nëse e lexon me vëmendje, sepse ne jetojmë në një botë ku gjithë kohës mendojmë se çfarë po mendojnë të tjerët për ne. Identiteti ynë ndërtohet nga ajo çfarë në shkolla apo universitete na kërkohet të arrijmë. Ndaj dhe shumë njerëz sot e kanë thuajse të pamundur të arrijnë atje ku duan të arrijnë, për shkak të normave të tilla të vendosura në shoqërinë tonë. E vërteta është se nuk mund të jesh dikush, nëse atë gjë nuk e sheh të reflektuar tek dikush tjetër. Nuk mund të jesh një mjek, nëse nuk sheh një mjek ta ushtrojë profesionin e tij, në mënyrë që ta kuptosh nëse të pëlqen një profesion i tillë apo jo. Dhe ky është problemi me shoqërinë tonë, se jo të gjithë i kemi mundësitë të njohim apo të shohim persona të tjerë të ushtrojnë atë që ne pëlqejmë…

Leave a Reply

Back to top button