Psikologji

Po përpiqesh të biesh në peshë? Ja çfarë duhet të mbash parasysh.

Të mbash veten në formë është një dhuratë që i bën vetes dhe shëndetit tënd, pasi jo vetëm dukesh bukur fizikisht, por edhe e mbron veten nga një sërë sëmundjesh. Por cilat janë disa gabime që bëhen teksa je mbipeshë dhe përpiqesh të biesh në peshë?

1. Tendenca për të rënë shpejt në peshë.

Të humbasësh kg shpejt nuk është e shëndetshme dhe as përfituese. Fiksimin për të hequr kg për sa mëpak kohë, duhet ta hiqni nga mendja. Ditët e para të dietës ose aktivitetit fizik të nisur për të rënë nëpeshë, nuk humbisni masë dhjamore për lëngje dhe minerale. Duke u përpjekur që në këto ditë ju tëhumbni sa më shumë kilogramë, ju realisht nuk largoni masë dhjamore, por lëngje dhe minerale.

2. Dietat shumë drastike.

Dietat janë mjaft të mira për të rënë në peshë, por jo më kot në ditët e sotme janë krijuar klinika tëposaçme për të hartuar dietat e duhura ushqimore. Nuk mund të mbahen dieta ku nuk merren me ushqim gjithë elementet e nevojshme për organizmin. Pra, dietat duhet të jenë të balancuara. Jo të konsumosh vetëm fruta e perime, ndërkohë të lësh pas dore drithërat e çdo ushqim tjetër me proteina.

3. Të mos flesh shumë gjumë.

Ka një ide të përgjithshme se gjumi të çon drejt shtimit të peshës. Kjo është e vërtetë dhe e vërtetuar nga shumë studime, por bëhet fjalë vetëm për gjumin në orare të zgjatura (mbi 7-8 orë). Reduktimi i orarit tëgjumit për të rënë në peshë, është tepër i gabuar, pasi kështu do të shtoni më shumë në peshë. Nëse qëndroni gjatë pa gjumë, në organizëm çlirohen një sërë hormonesh në kushte stresi, disa prej të cilëve (si psh kortizoli) ndihmojnë të shtosh kg.

4. Të krahasohesh me të tjerët.

Sidomos në radhët e femrave, hasen shpesh krahasime lidhur me pamjen fizike. Shume gra e vajza e krahasojnë veten me shoqet apo me femra të tjera që shohin rrugës. Është gjë mjaft e mirë ta krahasosh veten me persona që kane fizik të mirë, pasi kështu nxitesh të jesh më këmbëngulëse për të rënë në peshë, por nuk ke pse e mundon veten nëse nuk arrin dot format e tyre. Disa gjëra janë gjenetike. Po ashtu ështëedhe rënia në peshë, nuk mund të shkojë përtej një peshe të caktuar.

5. Të presësh rezultate të jashtëzakonshme.

Sigurisht që në momentin që vendos të biesh në peshë, pret të krijosh trup më të mirë dhe kjo gjë mund tëarrihet deri diku. Mirëpo duhet të kuptohet që thjesht me dietë, nuk mund të arrish trup me format sikur tëndiqje dhe palestrën. Dietat të ndihmojnë të largosh shumë kg, por nuk të ndihmojnë të krijosh forma, për këto duhet të regjistrohesh në palestër. Ndaj mos e mundo veten, nëse nuk arrin forma të jashtëzakonshme edhe pas një periudhe të gjatë që mban dietë.

Back to top button