Horizonti.al

Priftëreshë apo magjistare: mumja egjiptiane e mbuluar me tatuazhe

Në trupin pa kokë dhe pa krahë të një gruaje që ka jetuar 3000 vjet më parë, tatuazhe shumë të rrallë me forma të dallueshme dhe me një domethënie të fortë fetare

Screen Shot 2016-05-08 at 21.05.36

Më shumë se 30 tatuazhe të bërë në kohë të ndryshme, dhe në pika veçanërisht të ndjeshme: është repertori i pamjeve, që janë nxjerrë falë teknikave moderne të analizave me infra të kuqe, mbi mumjen e një gruaje egjiptiane mes viteve 1300 dhe 1070 para Krishtit.

Gjetja është e para mbetje njerëzore e Egjiptit dinastik që ka tatuazhe me formë të dallueshme, ose të paktën e para ku kemi arritur t’i vëzhgojmë. Deri tani janë gjetur pak mumje me tatuazhe, dhe për më tepër me simbole të stilizuar, si vija apo pika.

UNE TE SHOH

Anne Austin, bioarkeologe e universitetit të Stanfordit i ka vërejtur tatuazhet teksa ekzaminonte mumjet e Institutit francez të Arkeologjisë Orientale, që i kryen kërkimet e veta në Deir el-Medina, një fshat që në lashtësi banohej prej artizanëve të cilët punonin në varret pranë Luginës së Mbretërve. “Nga cilado anë që ta shohësh këtë grua, sheh sy hyjnorë që të vështrojnë”, ka thënë ajo duke prezantuar rezultatet e studimit të saj përpara Shoqatës Amerikane të Antropologëve Fizikë.

Tatuazhet në fjalë përsërisin disa herë Syrin e Horusit, simbol i begatisë, pushtetit dhe shëndetit tek egjiptianët e lashtë; mumja i ka në grykë, në shpinë dhe në shpatulla, dhe ishin ndoshta një mbrojtje ndaj shpirtërave të këqinj; por shfaq edhe lule zambaku, lopë (që lidhen me perëndeshën Hathor, ndër kryesoret në fenë egjiptiane). Simbole të tjerë në fyt dhe në krahë duhej t’i jepnin gruas “fuqi” të shenjta, ndërkohë që këndonte apo kryente ritualet e Hathorit.

ROL I RENDESISHEM

Hipoteza është që vizatimet, disa prej të cilëve shumë të fshehur për të patur një qëllim dekorativ, shërbenin për të lajmëruar apo festuar rëndësinë e gruas, ndoshta një priftëreshë, apo përkushtimin ndaj saj. Disa tatuazhe janë më të vjetër se të tjerët: shenjë që prestigji i saj ka ardhur duke u rritur me kalimin e kohës. Nëse gruaja pranoi t’i nënshtrohej kaq shumë herë tatuazheve të dhimbshëm, qëllimi dhe rëndësia e atyre simboleve duhet të jenë njohur universalisht./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button