Magazine

Princi Harry dhe Meghan Markle thyen KETO 10 rregulla të Familjes Mbretërore

1. Harry mban unazë martese. Unaza e martesës për burrat është traditë relativisht e vonë dhe nuk është traditë e familjes mbretërore. Princi Philip nuk mban, as edhe Princi Uilliam. Charles nuk mbante kur ishte i martuar me Dianën, por tani e ka një të tillë në gishtin e vogël. Harry zgjodhi të ishte burri i parë në familje që mban unazë martese.

2. Folës amerikan. Peshkopi Michael Curry është udhëheqësi i Kishës Episkopale Amerikane, dhe predikimi i tij për dashurinë qe një nga momentet më të fuqishme të ngjarjes. Por prania e tij ishte një thyerje e traditës. Në të kaluarën, folësit në martesat mbretërore kanë qenë gjithmonë priftërinj britanikë.

3. Pa shoqëruese të nuses. Më parë, nuset mbretërore kanë zgjedhur një shoqëruese për ta patur në krah në ditën e madhe, por Meghan zgjodhi që e kishte të vështirë të zgjidhte vetëm një person nga miqtë e vet.

4. Meghan shkoi vetë drejt altarit. Në atë që ishte mbase prishja më e madhe e protokollit mbretëror, Meghan shkoi vetë drejt altarit. Ndonëse Princi Charles e shoqëroi në pjesën tjetër të rrugës, ajo “nuk u dha”. Ishte një ndryshim i madh për mbretërorët, por i mirëpritur.

5. Shumë prekje para martese. A i patë gjithë duarshtrëngimet e çiftit mbretëror në altar? Eshtë shumë e pazakontë për mbretërorët. Në të kaluarën ka patur shumë pak ose aspak prekje para puthjes së madhe në ballkonin e Buckingham Palace. E meqë ra fjala…

6. Nuk pati puthje në Buckingham Palace. Meghan dhe Harry nuk u martuan në pallat, kshtu që s’do kish kuptim të shkonin deri atje për puthjen në ballkon, por gjithësesi të gjithë çiftet mbretërore janë puthur ose në ballkonin ose kanë qëndruar atje pas martese, teksa publiku brohoriste.

7. Muzika ungjillore amerikane. Meghan u sigurua që martesa të ishte ngjarje shumëkulturore, që të përfshinte pjesë nga trashëgimia e saj. E bëri këtë përmes zgjedhjeve muzikore, që përfshinin muzikë ungjillore amerikane – gjë që nuk është bërë asnjëherë më parë në një martesë mbretërore.

8. Festa e nuses. Gjysma e shoqëruesve ishin fëmijë të lidhur me Meghan. Zakonisht në këto festa marirn pjesë vetëm mbretërorë, por Meghan dhe Harry e bënë prioritet që të përfshiheshin fëmijët e miqve të tyre.

9. S’kishte tortë për ta marrë me vete. Që nga martesa e Mbretëreshës Viktoria me Princin Albert, familja mbretërore ka ofruar tortë me fruta në martesa, dhe mysafirët merrnin një copë me vete në shtëpi. Meghan dhe Harry zgjodhën një tjetër lloj torte (limon) dhe nuk u dhanë nga një copë mysafirëve. Dhe si për të vazhduar me thyerjen e traditës, nuk ishte me shtresa dhe ishte bërë nga një amerikan.

Harry pa Meghan duke shkuar drejt altarit. Sipas traditës, dhëndrri dhe shoqëruesi do të shohin nga altari teksa nusja vjen drejt tij. Ai nuk duhet të kthehet ta shohë deri kur ajo të ketë ardhur në krah të tij. Harry pa çdo hap që bëri Meghan dhe në ndërkohë, shkriu shumë zemra njerëzish. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button