Horizonti.al

Probabilitete të vogla

probaEdhe fëmijët disa muajsh kanë një aftësi të lindur për të bërë vlerësime probabiliteti. Në një eksperiment të kohëve të fundit, një grup psikologësh u ka paraqitur fëmijëve një vjeç një kuti sferike, me një hapje në fund, ku ndodhen tre topa të vegjël të verdhë dhe një blu. Fëmijët e shihnin skenën më gjatë, dhe shfaqeshin të habitur kur nga kutia dilte topi blu (ngjarje më e pamundur), se sa kur prej saj dilte topi i verdhë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj intuite, deri në moshën 5-6 vjeç fëmijët nuk janë në gjendje që të bëjnë parashikime eksplicite probabiliteti. Në moshën e kopshtit, dhe përpara mësimeve formale të matematikës, ata megjithatë janë në gjendje që të bëjnë vlerësime të sakta për shuma sasish numerike.

Leave a Reply

Back to top button