Analiza

“Profecia” e George W. Bush, parashikoi krijimin e ISIS

bushNjë paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, George W. Bush, i cili para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë tha se, nëse do të ndodhte që Amerika të tërhiqte trupat nga Iraku, shumë shpejt do të binte preh e Shtetit Islamik, duket se doli si parashikim i vërtet
Bush i bëri këto komente më 12 Korrik të vitit 2007 dhe argumentoi kundër atyre, që kërkonin tërheqjen e menjëhershme të trupave. “Nëse fillojmë të tërhiqemi, do të jetë e rrezikshme si për Irakun, për rajonin, edhe për SHBA. Kjo do të thotë në njëfarë mënyre, se do i dorëzojmë Irakun Al’Kaidës dhe rrezikojmë vrasjet masive në një shkallë të tmerrshme. Terroristët do të krijojnë një strehë të sigurt në Irak, për të zëvendësuar atë që ata humbur në Afganistan”, shprehej atëherë Presidenti Bush.
Ish-Presidenti Bush tha për agjencinë e lajmeve “Fox News”, se çdo gjë të vetme, që ai ka thënë prej 2007 në atë deklaratë, është ajo çka po ndodh sot. Efektivisht, grupi terrorist ISIS është pasardhës i Al’Kaidës në Irak dhe ata kanë pushtuar disa qytete të mëdha në Veri të atij vendi, ndërsa po pretendojnë për sipërfaqe të tjera, që i përkasin territorit në Siri.
Ndërkaq, Presidenti Obama deklaroi se ka organizuar një fushatë të zgjeruar sulmesh ajrore kundër ISIS. Megjithatë, disa ligjvënës dhe analistë thonë se kjo situatë mund të ishte shmangur, nëse administrata Obama do të kishte lënë një forcë të mbetur në Irak.

Leave a Reply

Back to top button